9. Në këtë njësi nuk duhet të përdoret ujë i pastër; rekomandohet ujë burimi.
10. Sigurohuni që tensioni të jetë në përputhje me diapazonin e tensionit të
deklaruar në pllakën e të dhënave dhe sigurohuni që tokëzimi i prizës të jetë
në gjendje të mirë.
11. Mos e ngrini këtë produkt ose mos e anoni mbi një kënd prej 45 gradësh.
12. Për t'u mbrojtur nga rreziku i goditjes elektrike, mos derdhni ujë në kabllo,
spinë apo vrimë dalëse ajri dhe mos e zhytni pajisjen në ujë ose në ndonjë
lëng tjetër.
13. Pas përdorimit ose para pastrimit, shkëputeni pajisjen nga priza.
14. Mbajeni pajisjen të paktën 8 cm larg objekteve të tjera për të siguruar çlirimin e
duhur të nxehtësisë.
15. Mos përdorni asnjë aksesor që nuk rekomandohet nga prodhuesi.
16. Mos e përdorni pajisjen afër flakëve, pllakave të nxehta apo sobave.
17. Mos e ndizni shpesh butonin e rrymës (bëjeni në një interval minimal prej 5
minutash), që të shmangni dëmtimin e kompresorit.
18. Mos e përdorni në mjedise të jashtme.
19. Mos e pastroni asnjëherë me pluhura gërryes apo mjete të forta.
20. Ruani manualin e udhëzimeve.
21. Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, respektoni udhëzimet në vijim:
– Hapja e derës për periudha të gjata mund të shkaktojë një rritje të ndjeshme
të temperaturës në dhomëzat e pajisjes.
– Pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të bien në kontakt me ushqimin dhe
pastroni çdo sistem të qasshëm kullimi.
– Pastroni rezervuarët e ujit nëse nuk janë përdorur për 48 orë; shpëlani
sistemin e ujit të lidhur me një furnizues uji, në rast se uji nuk është marrë prej
atje për 5 ditë.
– Në rast se pajisja frigoriferike lihet bosh për periudha të gjata, fikni, shkrini,
pastroni, thani pajisjen, si dhe lëreni derën hapur për të parandaluar zhvillimin
e mykut brenda pajisjes.)
22. Në lidhje me informacionin që ka të bëjë me përdorimin e pajisjes, referojuni
paragrafëve të mëposhtëm.
Kjo pajisje është etiketuar në përputhje me Direktivën Evropiane 2012/19/EC për mbetjet e
pajisjeve elektrike dhe elektronike - WEEE. Direktiva specifikon kërkesat e zbatueshme për
mbledhjen dhe administrimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike në të gjithë
Bashkimin Evropian.
95