114
-
Karikojeni, përdoreni dhe ruajeni produktin në temperaturë nga 5 °C deri në 40 °C.
-
Mos e ekspozoni pajisjen ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit ose temperaturave të larta (pranë sobave të nxehta, në furrat me mikrovalë ose
mbi pianurat me induksion). Bateritë mund të shpërthejnë nëse mbinxehen.
-
Nëse produkti mbinxehet ose lëshon erë, ndryshon ngjyrë apo nëse karikimi zgjat më shumë se zakonisht, ndërpriteni përdorimin dhe karikimin
e produktit dhe kontaktoni me "Philips".
-
Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra me mikrovalë apo në tenxhere induksioni.
-
Kur administroni bateritë sigurohuni që duart tuaja, produkti dhe bateritë të jenë të thata.
-
Për të shmangur nxehjen e baterive ose çlirimin e substancave toksike apo të rrezikshme, mos modifikoni, shponi apo dëmtoni produktet dhe
bateritë dhe mos u shkaktoni qark të shkurtër, mos i mbingarkoni dhe mos i ngarkoni bateritë duke ua lidhur kontaktet mbrapsht.
-
Për të shmangur ndonjë qark të shkurtër të baterive pas heqjes, mos i lini kontaktet e baterive të takojnë me sende metalike (p.sh. monedha,
karfica, unaza). Mos i mbështillni bateritë me fletë alumini. Mbrojuani kontaktet me ngjitëse ose vendosini bateritë në një qese plastike përpara
se t'i hidhni.
-
Nëse bateritë janë dëmtuar apo pikojnë, shmangni kontaktin me lëkurën ose sytë. Nëse ju ndodh diçka e tillë, shpëlahuni menjëherë me ujë dhe
kërkoni ndihmën mjekësore.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Përdorimi i pajisjes
Kufizimet e përdorimit
-
Përdoreni depozitën e ujit vetëm në dysheme të forta me shtresë të sipërme rezistente ndaj ujit (si p.sh. linoleum, pllaka të emaluara dhe parket
të lustruar) dhe dysheme guri (si p.sh. mermer). Nëse dyshemeja juaj nuk është trajtuar për t'u bërë rezistente ndaj ujit, konsultohuni me
prodhuesin nëse mund të përdorni ujë për ta pastruar atë. Mos e përdorni depozitën e ujit në dysheme të forta të cilat e kanë të dëmtuar
shtresën e sipërme rezistente ndaj ujit.
-
Përdoreni depozitën e ujit vetëm në dysheme linoleumi, të cilat janë ngjitur siç duhet për të parandaluar që linoleumi të tërhiqet nga grykëza për
larje.
-
Mos e përdorni depozitën e ujit për të pastruar tapete.
-
Mos e lëvizni anash pajisjen me depozitën e ujit të montuar, pasi lë gjurma uji. Lëvizeni vetëm para dhe prapa.
Shënim: Koha e përdorimit varet nga niveli i fuqisë së përdorur gjatë pastrimit.
Sfungjeri për larje dhe shiriti për njomje
Pajisja ofrohet me një shirit për njomje dhe një sfungjer me mikrofibër për larje. Me depozitën e ujit, shiritin për njomje dhe sfungjerin me mikrofibër
për larje të vendosur në grykëzën standarde të dyshemesë, mund të pastroni dysheme të forta.
Përdorimi i solucionit të lëngshëm të pastrimit për dysheme në depozitën e ujit
Nëse dëshironi të shtoni një solucion të lëngshëm pastrimi për dysheme në depozitën e ujit, sigurohuni që të përdorni një solucion me pak shkumë
ose pa shkumë, i cili mund të tretet në ujë. Duke qenë se depozita ka një kapacitet prej 240ml, ju duhet të shtoni në ujë vetëm disa pika solucioni të
lëngshëm pastrimi për dysheme.
Pastrimi i depozitës së ujit
Shihni gjithashtu udhëzimet në manualin e përdorimit.
Për të pastruar depozitën e ujit, kombinoni uthull me ujë në raportin një me tre. Derdheni këtë përzierje në depozitën e ujit dhe mbyllni kapakun.
Shkundeni depozitën e ujit dhe vendoseni atë në një sipërfaqe rezistente ndaj ujit. Lëreni përzierjen ujë-uthull në depozitën e ujit gjatë natës. Më pas,
zbrazeni depozitën e ujit, shpëlajeni mirë me ujë të pastër dhe përdoreni atë sërish si zakonisht.
Kujdes: Me apo pa shiritin për njomje të vendosur në grykëz, gjatë pastrimit do të rrjedhë ujë nga depozita.
Për të zbrazur depozitën e ujit, mbajeni atë mbi lavaman, hiqni kapakun dhe anojeni depozitën nga ana e vrimës së mbushjes. Më pas, kthejeni
depozitën përmbys në mënyrë që uji të derdhet në lavaman. Për të hequr ujin e mbetur nga depozita, kthejeni atë për së gjati me vrimën e mbushjes
të drejtuar për nga lavamani. Më pas, anojeni depozitën përpara në mënyrë që uji i mbetur të derdhet jashtë depozitës.
Shënim: Ruajeni gjithmonë depozitën e ujit me kapakun e hequr nga vrima e mbushjes.
Porositja e aksesorëve
Për të blerë aksesorë ose pjesë këmbimi, vizitoni www.philips.com/parts-and-accessories ose drejtojuni shitësit tuaj të "Philips". Mund edhe të
kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit të Philips në shtetin tuaj.
Garancia dhe mbështetja
"Versuni" ofron një garanci dy vjeçare pas blerjes të këtij produkti. Kjo garanci nuk është e vlefshme nëse ndodh një defekt si pasojë e përdorimit të
parregullt ose mirëmbajtjes së dobët. Garancia jonë nuk ndikon të drejtat tuaja ligjore si konsumator, sipas ligjit. Për më shumë informacion ose për
të shfaqur garancinë, vizitoni faqen e internetit www.philips.com/support.
Riciklimi
-
Ky simbol do të thotë që produktet elektrike dhe bateritë nuk duhet të hidhen me mbeturinat normale të shtëpisë (Fig. 3).
-
Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike dhe baterive.
-
Ky simbol tregon se është e nevojshme të kontrolloni dispozitat për riciklimin të bashkisë tuaj lokale (Fig. 4).
-
Shikoni shpjegimet e simboleve të materialit në fletëpalosjen e veçantë të mbyllur.
Heqja e baterive të rikarikueshme
Hiqni bateritë e rikarikueshme nga produkti, kur të hidhni produktin. Përpara se të hiqni baterinë, sigurohuni që pajisja të jetë hequr nga priza dhe që
bateria të jetë plotësisht e shkarkuar.
Merrni masat e nevojshme të sigurisë kur i hidhni bateritë.
Ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të hequr baterinë e rikarikueshme.
1
Hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të punojë derisa të ndalojë motori.
2
Shtypni butonin e shkyçjes dhe nxirrni baterinë nga pajisja.
Koha e përdorimit
Modaliteti
Përdorimi i pajisjes me modalitetin "Turbo"*
Koha e përdorimit
Deri në 30 minuta