Shqip
Informacion i rëndësishëm sigurie
Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të pajisjes dhe të aksesorëve të saj dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Aksesorët e dhënë mund të ndryshojnë sipas produkteve të ndryshme.
Rrezik
-
Asnjëherë mos thithni me fshesë ujë apo lëndë të tjera të lëngshme ose të djegshme apo hi.
-
Mos e zhytni asnjëherë pajisjen ose ushqyesin në ujë apo në ndonjë lëng tjetër dhe as mos e shpëlani me ujë rubineti.
Paralajmërim
-
Kontrolloni nëse tensioni i treguar në ushqyes korrespondon me tensionin lokal përpara se të lidhni pajisjen.
-
Kontrollojeni gjithmonë pajisjen përpara se ta përdorni. Mos e përdorni pajisjen ose ushqyesin nëse është e dëmtuar. Ndërrojeni gjithmonë
pjesën e dëmtuar me një pjesë tjetër origjinale.
-
Përshtatësi ka një transformator. Mos e prisni përshtatësin për ta zëvendësuar me ndonjë prizë tjetër sepse kjo sjell një situatë të rrezikshme.
-
Mos provoni ta karikoni pajisjen nëse është e dëmtuar.
-
Para se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, gjithmonë hiqni baterinë dhe/ose fikni pajisjen.
-
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje
e njohurish, vetëm nëse mbikëqyren apo udhëzohen për ta përdorur pajisjen në mënyrë të sigurt dhe nëse e kuptojnë rrezikun që kanoset.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
-
Spina duhet të hiqet nga priza përpara pastrimit ose mirëmbajtjes së pajisjes.
-
Hiqeni ushqyesin nga priza nëse nuk do ta përdorni pajisjen për njëfarë kohe.
-
Nëse e ruani pajisjen për më shumë se një muaj (pa përdorim apo karikim), sigurohuni që bateria të jetë karikuar të paktën 50%. Ruajtja e pajisjes
me bateri të shkarkuar mund të çojë në dëmtimin e pakthyeshëm të kësaj të fundit.
-
Mos lejoni që grykëza elektrike të lëvizë mbi kordonët elektrikë të pajisjeve të tjera ose mbi kabllo të tjera pasi kjo mund të shkaktojë rrezik.
-
Mos e zhytni asnjëherë pajisjen ose ushqyesin në ujë apo në ndonjë lëng tjetër dhe as mos e shpëlani me ujë rubineti.
-
Mbajini furçat elektrike larg rrobave të lirshme, flokëve dhe pjesëve të trupit.
-
Mos i mbyllni ose bllokoni vrimat e ajrimit kur pajisja është duke u përdorur.
-
Kjo fshesë është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi. Mos e përdorni fshesën për të fshirë mbeturina ndërtimi, pluhur çimentoje, hir, rërë të
imët, gëlqere dhe substanca të ngjashme. Asnjëherë mos e përdorni fshesën pa filtra. Kjo mund të dëmtojë motorin dhe të shkurtojë
jetëgjatësinë e fshesës. Pastrojini gjithmonë të gjitha pjesët e fshesës siç tregohet në manualin e përdorimit. Mos pastroni asnjë pjesë me ujë
dhe/ose agjentë pastrues nëse nuk tregohet në mënyrë specifike në manualin e përdorimit.
-
Dërgojeni pajisjen te një qendër e autorizuar shërbimi e "Philips" në rast se bateria nuk karikohet më ose nëse shkarkohet shpejt.
Kujdes
-
Gjatë karikimit, ushqyesi është i nxehtë kur e prekni. Kjo është normale.
-
Mos e parkoni pajisjen në mur apo në një objekt tjetër, ajo mund të bjerë dhe të krijojë një situatë të pasigurtë.
-
Mos e hiqni, mos e vendosni në prizë dhe as mos e përdorni pajisjen me duar të lagura.
-
Mos e hiqni ushqyesin nga priza duke tërhequr kordonin (Fig. 1). Kur nuk e përdorni stacionin e karikimit, hiqeni pajisjen gjithmonë nga priza
duke tërhequr fishën e vogël nga pajisja dhe ushqyesin nga priza e murit.
-
Fikeni gjithmonë pajisjen pas përdorimit dhe përpara se ta karikoni.
-
Gjatë fshirjes me fshesë korrenti, mos i bllokoni asnjëherë vrimat e nxjerrjes së ajrit në pjesën e pasme të pajisjes.
-
Mos i pastroni pjesët e heqshme të pajisjes në enëlarëse. Këto pjesë nuk janë të përshtatshme për t'u larë në enëlarëse.
-
Për të shmangur dëmtimin e materialit të bardhë të mbajtëses së filtrit, mos e pastroni atë me fshesë të zakonshme korrenti apo me furçë.
-
Gjithmonë përdoreni fshesën me filtrin e vendosur.
-
Nëse e pastroni me ujë filtrin sfungjer që mund të lahet, sigurohuni që të jetë plotësisht i thatë përpara se ta vendosni sërish në mbajtësen e filtrit
dhe në enën e pluhurit. Mos e thani filtrin sfungjer nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit, mbi kalorifer ose në tharëse rrobash. Mos e pastroni
mbajtësen e filtrit me ujë. Kjo pjesë nuk mund të lahet me ujë.
-
Ndërrojeni filtrin nëse nuk mund të pastrohet më siç duhet ose nëse është dëmtuar (shih 'Porositja e aksesorëve').
-
Asnjëherë mos përdorni aksesorë ose pjesë nga prodhues të tjerë ose që "Philips" nuk i rekomandon në mënyrë të posaçme. Nëse përdorni
aksesorë ose pjesë të tilla, garancia juaj bëhet e pavlefshme.
-
Sigurohuni që pajisja të jetë instaluar me stacionin e karikimit të vendosur në mur sipas udhëzimeve në manualin e përdorimit.
-
Për të shmangur goditjen elektrike, bëni kujdes kur shponi vrima në mur për të vendosur stacionin e karikimit.
-
Kur kjo pajisje përdoret me depozitën e ujit, ajo përdor ujë për të pastruar, dyshemeja mund të qëndrojë e lagur dhe e rrëshqitshme për pak
kohë (Fig. 2).
-
Philips e ka testuar këtë pajisje vetëm me pastruesin për dysheme Philips XV1792. Pastruesi për dysheme Philips XV1792 është i disponueshëm
në tregje të zgjedhura. Kur përdorni solucione të tjera të përshtatshme pastrimi për dysheme, shtoni maksimumi 10 ml në depozitën e ujit.
Vizitoni www.philips.com/support për të parë nëse pastruesi për dysheme Philips XV1792 disponohet në shtetin tuaj.
-
Për të parandaluar dëmtimin, mos hidhni asnjëherë në depozitën e ujit dyllë, vaj, produkte për mirëmbajtjen e dyshemesë ose solucione të
lëngshme pastrimi për dysheme, të cilat nuk treten në ujë.
-
Për të parandaluar dëmtimin, mos hidhni asnjëherë vajra eterikë ose lëndë të ngjashme në depozitën e ujit dhe mos e lini pajisjen t'i mbledhë
ato.
-
Përdorni vetëm solucione të lëngshme pastrimi për dysheme që janë të tejdukshme. Mos përdorni solucione pastrimi si qumësht ose jo të
tejdukshme për dysheme.
-
Mos kombinoni lloje të ndryshme solucionesh pastrimi për dysheme. Nëse keni përdorur një solucion të lëngshëm pastrimi për dysheme,
fillimisht zbrazeni dhe shpëlajeni depozitën e ujit përpara se të shtoni një tjetër solucion pastrimi të lëngshëm për dysheme në depozitë.
-
Mos i tejkaloni asnjëherë sasitë maksimale të përmendura në shishe kur përdorni solucion të lëngshëm pastrimi për dysheme. Mos shtoni më
shumë se disa pika në ujin në depozitë, pasi kjo depozitë ka një kapacitet prej 240 ml.
-
Mos e pastroni shiritin metalik për njomje me një objekt të mprehtë, pasi mund ta dëmtoni atë. Pastrojeni shiritin për njomje vetëm duke e
shpëlarë atë me ujë rubineti. Ndërrojeni shiritin për njomje kur nuk mund ta pastroni më atë.
-
Ndërrojeni shiritin për njomje vetëm me një shirit origjinal.
-
Për të garantuar rezultate të mira pastrimi dhe funksionimin e duhur të pajisjes dhe depozitës së ujit, përdorni gjithmonë sfungjerë pastrimi
origjinalë nga Philips Seria 7000.
-
Pastroni depozitën e ujit sipas udhëzimeve. Depozita e ujit nuk është e përshtatshme për t'u larë në enëlarëse.
-
Pasi të lani dyshemetë, mos e ruani pajisjen me depozitën e ujit të vendosur në stacionin e karikimit. Nëse e bëni këtë, sfungjeri për larje i njomë
do të prekë murin dhe kjo gjë mund ta dëmtojë murin. Hiqeni gjithmonë depozitën e ujit para se ta ruani pajisjen.
Udhëzimet e sigurisë për bateritë
-
Përdoreni këtë produkt vetëm për qëllimin e synuar dhe ndiqni udhëzimet e përgjithshme dhe të sigurisë për bateritë siç përshkruhet në këtë
manual. Çfarëdo keqpërdorimi mund të shkaktojë goditje elektrike, djegie, zjarr dhe rreziqe të tjera ose lëndime.
-
Karikojeni pajisjen vetëm me ushqyesin e ofruar. Përdorni vetëm ushqyesin ZD012M340044 me fuqi 34V Në ushqyes mund të gjeni numrin
përkatës të tij.
113