TESY BelliSlimo Lite GCR 502712 E32 EC Instrucciones De Uso Y Almacenamiento página 71

Termo de agua eléctrico
Ocultar thumbs Ver también para BelliSlimo Lite GCR 502712 E32 EC:
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 13
II.
KARAKTERISTIKA TEKNIKE
AL
1.
Nxënësia nominale V, në litra – shiko tabelën mbi aparatin.
2.
Tension nominal – shiko tabelën mbi aparatin.
3.
Fuqi nominale – shiko tabelën mbi aparatin.
4.
Presion nominal – shiko tabelën mbi aparatin.
Ky nuk është presioni nga rrjeti i ujësjellësit. Kjo është e shpallura për aparatin dhe
lidhet me kërkesat e standardëve të parrezikshmërisë.
5.
Lloji i bojlerit –ujënxehës akumulues i mbyllur me termoizolim.
6.
Konsumi ditor i elektroenergjisë – shiko Shtojcën I
7.
Profili i shpallur i ngarkesës – shiko Shtojcën I
8.
Sasia e ujit të përzier tek 40ºC V40 në litra – shiko Shtojcën I
9.
Temperatura maksimale e termostatit – shiko Shtojcën I
10.
Akordimet e temperaturës të vendosur fabrikisht – shiko Shtojcën I
11.
Efektiviteti energjetik gjatë ngrohjes së ujit – shiko Shtojcën I.
III.
PËRSHKRIM DHE MËNYRA E VEPRMIT
Aparati përbëhet nga korpus, flanxhë në pjesën e poshtme /tek bojlerët për
montim vertikal, /ose anës/ tek bojlerët me montim horizontal/, panel mbrojtës
plastik dhe valvolëkthimi - siguruese.
1.
Trupi përbëhet nga dy rezervuarë çeliku (rezervuari i ujit) dhe një mbështjellës
(guaska e jashtme) me izolim termik ndërmjet tyre prej shkumë poliuretani me
dendësi të lartë që nuk ndot mjedisin dhe dy tuba me filetë G ½" për furnizimin
me ujë të ftohtë (me unazë blu) dhe shkarkimi i ujit të nxehtë. (me unazë të kuqe).
Rezervuarët e brendshëm janë bërë prej çelikut të zi të mbrojtur me një veshje
speciale qelqi-qeramike ose smalt.
Rezervuarët e brendshëm janë prej çelikut të zi, të mbrojtur me një shtresë të
veçantë qelqi-qeramike ose smalt.
2.
Në secilin e flanxhave është montuar ngrohës elektrik dhe mbrojtje prej
magnezi.
Ngrohësi elektrik shërben për ngrohjen e ujit në rezervuari dhe komandohet
nga termostati, që rregullon në mënyrë automatike një temperaturë e caktuar
të ujit.
Aparati disponon dhe me një vegël e montuar për mbrojtjen nga mbinxehja
(termostakues), që stakon nxehësi nga rrjeti elektrik në rast se temperatura arrijë
nivele shumë të larta.
3.
Valvolëkthimi - siguruese parandalon zbrazja e plotë të aparatit në rastet kur
ndërpritet furnizimi me ujë të ftohtë nga rrjeti ujësjellës. Ai mbron aparatin nga
rritja e presionit në ujëmbajtësit deri përmasa më të mëdha nga e lejuarën gjatë
regjimit të ngrohjes (! gjatë rritja e temperaturës uji bumehet dhe presjoni rritet),
nëpërmjet rrjedhja e tepricës së ujt nga vrima e drenazhimit.
Valvolakthimi - siguruese nuk mund të mbrojë aparati nga presioni më i lartë i
ujit në ujësjellësin, nga ky që rekomandohet për aparatin.
MONTIMI DHE LËSHIMI NË PUNË
IV.
VINI RE! Montimi i gabuar dhe lidhja e pa drejtë të aparatit do ta bëjë i
rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e konsumatorëve që mund të shkaktojë
pasoja të rënda dhe të qëndrueshme për ata, duke përfshirë por jo vetëm dëmtime
fizike dhe/ose vdekje. Kjo mund të çojë në dëmtime të pronësisë së tyre /prishjen dhe /
ose shkatrimin e tyre/, sikurese të asaj të palëve të tretë të shkaktuara, duke përfshir jo
vetëm nga përmbytje, plasje dhe zjarri.
Montimi, lidhja ndaj rrjetit të ujësjellësit dhe elektrik dhe vënia në shfrytëzim duhet
të kryhet vetëm nga një teknik i kualifikuar elektricist dhe teknikë për riparimin dhe
montimin e aparatit që kanë fituar licencën përkatëse e tyre në territorin e shtetit në
të cilin kryhen montimet dhe vënia në shfrytëzim të aparatit dhe në përputhje me
rregulloret për përdorimin.
Shënim: Instalimi i mjetit paguhet nga blerësi
1.
Montimi
Rekomandohet montimi i aparatit të jetë maksimalisht afër vendeve të
përdorimit të ujit të ngrohtë, për të zvogluar humbjet e nxehtësisë në tubacioni.
Në rast montimi në banjon, ai duhet të montohet në një vend të tillë që të mos
laget nga uji i dushit ose prej dushit të lëvizshëm.
Kur montohet në një mur, aparati varet me anë të bulonave M8 ndaj pllakave mbajtëse,
të cilat janë montuar paraprakisht dhe të niveluara në mur. Pllakat mbajtëse dhe kunjat
për montimin e pllakës në mur janë të përfshira në kompletin e aparatit.
Skema për montimin vertikal – fig. 4.1.
Skema për montimin horizontal – fig.4.2.
Në varësi të mënyrës se si është montuar aparati (vertikal ose horizontal), mund ta
orientoni logon TESY në panelin e kontrollit sipas orientimit të aparatit. Fig.4.2
Për të evituar dëmtime të përdoruesit dhe personave të tretë, në rast defekt në
sistemin e furnizimit me ujë të ngrohtë, është e nevojshme aparati të montohet
në ambiente që kanë hidroizolim të dyshemesë dhe drenazh në kanalizimin. Në asnjë
mënyrë mos vendosni nën aparatin sende që nuk janë të qëndrueshme ndaj ujit. Në
rast montimi në ambiente që nuk kanë hidroizolim të dyshemesë është e nevojshme të
bëhet një vaskë nën tij me drenazh në kanalizimin.
Shënim: Vaska mbrojtëse nuk hyn në kompleksin dhe zgjedhet nga
konsumatori.
Lidhja e bojlerit me rrjeti i ujësjellësit
2.
Fig. 5 Ku: 1 – Tubacion hyrës; 2 – valvolë sigurimi; 3 – ventil reduktimi (për presion tek
ujësellësit mbi 0,7 Mpa); 4 - rubinet mbylljeje; 5 – hinkë në lidhje me kanalin; 6 – tub gome;
7 – Rubinet për zbrazjen e bojlerit
Në lidhjen e bojlerit me rrjetin e ujësjellësit duhet të keni parasysh shënimet treguese me
ngjyra (unazët) mbi tubacionet: blu – për uji (hyrës) i ftohtë, i kuq – për uji (dalës) i ngrohtë.
Është e detyrueshme montimi i valvolëkthimi - siguruese, me të cilën është blerë bojleri.
70
.
Ajo vendoset në hyrjen e ujit të ftohtë sipas shigjetës mbi korpusin e saj, që tregon drejtimin
e lëvizjes së ujit hyrës. Nuk lejohet ndonjë armatesë mbyllëse midis valvolës dhe aparatit.
Përjashtim: Nëse normat vendase kërkojnë përdorimin e valvuleve të tjerë të sigurisë ose
pajisje (që i përgjigjet EN 1487 ose EN 1489), atëherë duhet ta blihet suplementarisht.
Për pajisje të cilat iu përgjigjen EN 1487 intensiteti maksimal i shpallur i punës duhet të
jetë 0.7 MPa. Për valvule të tjera të sigurisë, presionin në të cilin u kalibruan duhet të jetë
0.1 MPa nën të shënuarit në tabelën e aparatit. Në këto raste valvula-kthimi sigurie që
dorëzohet me aparatin nuk duhet të përdoret. .
Ndodhja e valvolavekthimi – siguruese të tjera (të vjetra) mund të shkaktojnë
dëmtimin e aparatit tuaj dhe duhet të hiqen.
Nuk lejohet armatura tjetër frenuese mes valvulës sigurie (pajisjes mbrojtëse)
dhe aparatit
Nuk lejohet vidhosjen e valvolës në filetim me gjatësi më e madhe se 10mm, në
rast të kundërt kjo mund të shkaktojë dëmtimin e valvolës tuaj dhe është e
rrezikshme për aparatin tuaj.
Tek bojlerët me montim vertikal valvola sigurimi duhet të jetë e lidhur me
tubacioni hyrës kur paneli plastik është hequr.
Valvula-kthimi sigurie dhe tubacioni prej saj ndaj bojlerit duhet të mbrohen nga
ngrirja. Gjatë drenimit me markuç – fundi i tij i lirë gjithmonë duhet të jetë i
hapur ndaj atmosferës (të mos jetë i mbytur). Markuçi gjithashtu duhet të sigurohet
kundër ngrirjes.
Mbushja e bojlerit me ujë bëhet duke hapur rubinetin për ujë të ftohtë nga
ujësjellësin drejt tij dhe rubineti për ujë të ngrohtë të ventilit. Pas mbushjes së
bojlerit nga ventili duhet të derdhet një rymë e vazhdueshme ujë. Atëhere mund
të mbyllni rubinetin për ujë të ngrohtë.
Kur nevojitet zbrazja e bojlerit në radhë të parë është e nevojshme të ndërpritet
ushqimi elektrik i bojlerit. Ndërprisni hyrjen e ujit në pajisjen. Hapni rubinetin
për ujë të ngrohtë të çezmës. Hapeni rubinetin 7 (fig.
nga bojleri . Në se në instalimin nuk ka rubinet të tillë, bojleri mund të zbrazet
drejt për së drejti nga tubi i hyrjes së ujit, për këtë ai paraprakisht duhet të
çmontohet nga ujësjellësi
Në rast heqjes së flanxhos është normale të derdhen disa litra uji, që kanë
mbetur në ujëmbajtësin.
Gjatë derdhjes duhet të merren masa për parandalimin e dëmeve eventuale nga
derdhja e ujit.
Nëse presioni në rrjetin e ujësjellësit tejkalon vlerën e përshkuar në paragrafin
e parë më sipër, atëherë nevojitet montimi i ventilit reduktiv, në rast të kundërt
bojleri nuk do të eksploatohet në mënyrë të drejtë. Prodhuesi nuk mban
përgjegjësi për problemet që dalin nga përdorimi i parregullt të aparatit.
3.
Lidhje me rrjeti elektrik .
Para se ta takoni ushqimin elektrik duhet të sigurohuni se aparati është i
mbushur me ujë.
3.1.
Tek modelet që janë të pajisura me kablo ushquese, i kompletuar me spinë,
lidhja bëhet duke e futur në prizën.
Kontakti duhet në mënyrë të drejtë të lidhet ndaj rrjetit të veçantë të rrymës dhe
të sigurohet me mbrojtës. Ai duhet të tokëzohet.
3.2.
Ngrohësi i ujit pa prizë ngarkuese
Pajisja duhet të lidhet ndaj rrjetit të veçantë të rrymës prej instalimit stacionar
elektrik, siguruar me valvulë sigurie me elektricitet të shpallur nominal 16А (20A
për kapacitet > 3700W). Lidhja realizohet me përcjellëse të forta bakri – kabllo
3x2,5 mm² për kapacitet të përgjithshëm prej 3000W (kabllo 3x4.0 mm² për
kapacitet > 3700W).
Në qarkun elertrik ushqyes të aparatit duhet të montohet një pajisje që të
sigurojë shkëputjen e të gjitha poleve në kushtet e mbitensionit e kategotisë III.
Për të montuar përçuesin elektrik ushqyes i bojlerit është e nevojshme të hiqet kapaku
plastik.
Lidhja e përçuesve ushqyes duhet të jetë në përputhje me shënimet mbi
kapëzave, si vijon:
ai i fazës tek shënimi A ose А1 ose L ose L1;
ai neutral tek shënimi N (B oseB1 ose N1);
Është e detyrueshme lidhja e përçuesit mbrojtës me bashkuesin me vidë, i
shënuar me shënjën
.
Pas montimit kapaku plastik vendoset përsëri!
Shpjegime të fig.6:
Т1,Т2 – termoshkyçës ; TR/EC – termorregullatori / blloku elektronik; R1,R2 –
ngrohësit; F1,F2 – flanxhat; S1,S2– sensorët.
V.
MBROJTJE ANTIKOROZIVE - ANODË MAGNEZI
Protektori i anodës magnezi mbron edhe më shumë sipërfaqen e brendshme
të ujëmbajtësit nga korozioni. Ai është një element i kosumueshëm që duhet të
këmbehet në mënyrë periodike.
Për një shrytëzim afatgjatë dhe pa defekte e bojlerit tuaj, prodhuesi rekomandon
një kontroll periodik e gjendjes së anodës magnezi nga teknik i licenzuar dhe të
ndrohet në rast se është e nevojshme, që mund të bëhet në kohën e profilaksis
së aparatit.
Për kryerjen e këmbimit kontaktoni me repartet e autorizuara!
5) që të derdhet uji
loading