•
Vezët me lëvozhgë dhe vezët e ziera të
paprera nuk duhet të ngrohen në furrat me
mikrovalë pasi mund të shpërthejnë, edhe pasi
të ketë përfunduar ngrohja me mikrovalë.
•
Kur pastroni sipërfaqet e derës, guarnicionin e
derës ose pjesën e brendshme të furrës,
përdorni vetëm sapun të butë jo gërryes ose
detergjentë të aplikuar me një sfungjer ose
leckë të butë.
•
Furra duhet të pastrohet rregullisht dhe të hiqen
të gjitha mbetjet ushqimore.
•
Mosmbajtja e furrës në gjendje të pastër mund
të çojë në dëmtim të sipërfaqes, gjë që mund të
ndikojë negativisht në jetëgjatësinë e pajisjes
dhe mund të rezultojë në një situatë të
rrezikshme.
•
Në qoftë se kablli elektrik është i dëmtuar, për
të shmangur rrezikun ai duhet të zëvendësohet
nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose
persona të kualifikuar në mënyrë të ngjashme.
•
Mos e lini kabllin që të varet mbi cepat e banakut
ose tavolinës së punës.
•
Për të shmangur ndonjë situatë të rrezikshme,
mos e lidhni asnjëherë këtë pajisje me një
ndërprerës me kohëmatës të jashtëm apo me një
sistem telekomandimi.
•
Mos e ndërroni asnjëherë llampën brenda furrës.
ajo duhet të ndërrohet gjithmonë nga shërbimi
Hisense.
•
Mos e pastroni pajisjen me pastrues me avull,
pastrues me presion të lartë, objekte të
mprehta, agjentë pastrimi gërryes, sfungjerë
gërryes dhe heqës njollash.
360