90
Shqip
4 Sigurohuni që higjienizuesi të lidhet me prizën e rrymës me tensionin e
duhur.
5 Mbylleni derën dhe shtypni butonin e gjelbër të ndezjes/fikjes një herë për
të zgjedhur ciklin e pastrimit UV (Fig. 6).
-
Higjienizuesi është në punë kur drita ndriçon përmes dritares.
Shënim: Ju mund ta ndizni higjienizuesin vetëm nëse dera është mbyllur
mirë.
Shënim: Higjienizuesi ndalon nëse e hapni derën gjatë ciklit të higjienizimit.
Shënim: Cikli i higjienizuesit zgjat për 10 minuta dhe më pas fiket
automatikisht.
Karikimi i furçës suaj elektrike "Sonicare"
Shënim: Karikuesi juaj është i përputhshëm vetëm me furçat e dhëmbëve
"Philips Sonicare" që kanë një vrimë karikimi në pjesën e poshtme (Fig. 7).
1 Vendosni dorezën në karikues.
2 Shihni manualin e furçës së dhëmbëve për treguesin dhe statusin e
karikimit.
Shënim: Shihni udhëzimet dhe kohët e karikimit të furçës elektrike "Sonicare"
në manualin e furçës së dhëmbëve.
Pastrimi i higjienizuesit
Paralajmërim: Mos e zhytni higjienizuesin në ujë ose mos e shpëlani
në rubinet.
Paralajmërim: Mos e pastroni higjienizuesin kur llamba e dritës UV
është e nxehtë.
Për efikasitet, rekomandohet që higjienizuesi të pastrohet çdo javë.
1 Hiqeni higjienizuesin nga priza.
2 Nxirreni vasketën e pikimit direkt jashtë (Fig. 8). Shpëlajeni vasketën e
pikimit dhe fshijeni me një leckë të njomë.
3 Pastroni të gjitha sipërfaqet e brendshme me leckë të lagur.
4 Hiqeni ekranin mbrojtës në pjesën e përparme të llambës së dritës UV.
Për të hequr ekranin, kapni skajet pranë kunjave, shtypni lehtë dhe nxirrni
ekranin mbrojtës (Fig. 9).
5 Hiqni llambën e dritës UV.
Për të hequr llambën e dritës, kapeni dhe nxirreni nga mbajtësja metalike.
6 Pastroni ekranin mbrojtës dhe llambën e dritës UV me një leckë të njomë.