Informacion I Rëndësishëm Sigurie - Philips HX6907/01 Manual De Instrucciones

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 30
88
Shqip
Informacion i rëndësishëm sigurie
Përdoreni produktin vetëm për qëllimin e synuar. Lexojeni me kujdes këtë
informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të produktit, baterive dhe
aksesorëve të tij dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Keqpërdorimi mund
të shkaktojë rrezik ose lëndime të rënda.
RREZIK
-
Mbajeni higjienizuesin larg ujit. Mos e vendosni apo ruani pajisjen në një
vend nga ku mund të bjerë ose të tërhiqet në vaskë ose lavaman.
-
Mos e zhytni higjienizuesin në ujë apo në një lëng tjetër.
-
Pas pastrimit, sigurohuni që higjienizuesi të jetë plotësisht i thatë përpara
ta lidhni me prizën e murit.
PARALAJMËRIME
-
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë dhe nga persona me aftësi të
kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje e njohurish,
nëse mbikëqyren apo udhëzohen për ta përdorur pajisjen në mënyrë të
sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që paraqiten. Pastrimi dhe mirëmbajtja
nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
-
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
-
Mbajeni higjienizuesin larg fëmijëve në çdo kohë.
-
Ndaloni përdorimin e higjienizuesit nëse llamba e dritës UV qëndron e
ndezur kur dera është e hapur. Drita UV mund të jetë e dëmshme për syrin
dhe lëkurën e njeriut.
-
Pajisja nuk përmban pjesë të cilave mund t'u kryhet servis nga përdoruesi.
Nëse pajisja dëmtohet, ndërpriteni përdorimin dhe kontaktoni qendrën e
kujdesit ndaj klientit në shtetin (shih 'Garancia dhe mbështetja') tuaj. Nëse
kordoni është i dëmtuar, ndërroni karikuesin dhe/ose higjienizuesin me një
të ri.
-
Mos e përdorni higjienizuesin në ambiente të jashtme ose pranë
sipërfaqeve të nxehta.
-
Për të shmangur rrezikun, ndërrojeni gjithmonë higjienizuesin me një tjetër
origjinal.
-
Mos përdorni koka furçe të ndryshme nga ato që rekomandon "Philips
Sonicare".
-
Nëse keni probleme mjekësore, konsultohuni me mjekun përpara
përdorimit të pajisjes.
-
Kjo është një pajisje kujdesi personal dhe nuk synohet të përdoret nga
pacientë të shumtë në klinika apo institucione dentare.
-
Karikojeni, përdoreni dhe ruajeni produktin në temperaturë nga 0 °C deri
në 40 °C.
Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido