Udhëzimet Për Sigurinë; Kujdesi Dhe Pastrimi - Zanussi ZRG10800WA Manual Del Usuario

Ocultar thumbs Ver también para ZRG10800WA:
Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 1
UDHËZIMET PËR SIGURINË
Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta
instaloj këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të
dëmtuar.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen
sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza
sigurie.
• Sigurohuni që ajri të mund të qarkullojë
përreth pajisjes.
• Prisni të paktën 4 orë përpara se të lidhni
pajisjen me energjinë elektrike. Kjo bëhet që
vaji të lejohet të rrjedhë përsëri te kompresori.
• Mos e instaloni pajisjen pranë radiatorëve,
sobave, furrave ose vatrave të gatimit.
• Pjesa e pasme e pajisjes duhet të mbështetet
pas murit.
• Mos e instaloni pajisjen atje ku ka dritë të
drejtpërdrejtë dielli.
• Mos e instaloni pajisjen në zona me shumë
lagështi ose shumë të ftohta, si shtesa
ndërtimi, garazhe ose qilarë vere.
• Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni nga cepi i
përparmë për të shmangur gërvishtjen e
dyshemesë.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhet të kryhen nga
një elektricist i kualifikuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me karakteristikat e
rrjetit elektrik. Nëse nuk përkojnë, kontaktoni
me një elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të
instaluar mirë.
• Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe
kabëll zgjatues.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni pjesët elektrike
(p.sh. spinën elektrike, kabllon elektrike, kom-
presorin). Kontaktoni qendrën e autorizuar të
shërbimit ose një elektricist për të ndërruar
pjesët elektrike.
• Kablloja elektrike duhet të qëndrojë nën nive-
lin e spinës elektrike.
246
SQ
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e ar-
ritshme pas montimit të pajisjes.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tër-
hequr nga kablli elektrik. Gjithmonë tërhiqeni
kabllin duke e kapur nga spina.
Përdorimi
ARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, djegiesh, goditjeje elek-
trike ose zjarri.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
• Mos vendosni pajisje elektrike (p.sh. makinë
akulloresh) në pajisje përveçse kur është
shënuar nga prodhuesi se mund të vendosen.
• Bëni kujdes të mos shkaktoni dëmtime te qarku
i agjentit ftohës. Ai përmban izobutan (R600a),
një gaz natyror me nivel të lartë pajtueshmërie
me mjedisin. Ky gaz merr flakë.
• Nëse dëmtohet qarku i ftohjes, sigurohuni
që të mos ketë flakë dhe burime ndezjeje në
dhomë. Ajrosni dhomën.
• Mos lejoni që enë të nxehta të prekin pjesët
plastike të pajisjes.
• Mos ruani gaz dhe lëngje që marrin flakë në
pajisje.
• Mos vendosni produkte që marrin flakë ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
• Mos e prekni kompresorin ose kondensatorin.
Ata janë të nxehtë.
Drita e brendshme
• Lloji i llambës që përdoret për këtë pajisje nuk
është i përshtatshëm për ndriçimin e dhomave
në shtëpi.

Kujdesi dhe pastrimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose dëmtim i pajisjes.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
• Kjo pajisje përmban hidrokarbure në njësinë
ftohëse. Vetëm një person i kualifikuar duhet
ta kryejë mirëmbajtjen dhe rimbushjen e
njësisë.
• Kontrolloni rregullisht tubin e shkarkimit të pa-
jisjes dhe nëse është e nevojshme pastrojeni.
Nëse tubi i shkarkimit është i bllokuar, uji i
shkrirë do të mblidhet në fundin e pajisjes.
Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido