VOX electronics МS-2006 Manual De Usuario página 107

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 25
7) Ju lutemi mos vendosni ushqim shumë të ngrohtë (mbi 60 gradë) si dhe as sasi shumë të
madhe të ushqimit në enë, që të mos derdhet ushqimi dhe të mos shkaktojë lëndim të
shfrytëzuesit.
8) Përdorimi i shtojcave të cilat nuk rekomandohen ose nuk blihen nga prodhuesi mund të
shkaktojnë lëndime personale.
9) Kontrolloni nëse të gjitha pjesët janë të vendosura mirë dhe të mbyllura mirë gjatë
përdorimit.
10) Puna e pandërprerë e kësaj pajisjeje duhet të zgjatë më pak se 1 minutë. Pas kësaj
periudhe duhet që pajisja të pushojë për 1 minutë. Një minutë punë dhe një minutë pushim
konsiderohet si një cikël i punës së pajisjes.
Pas 5 cikleve të njëpasnjëshme të punës, nevojiten 30 minuta që motori të ftohet tërësisht.
11) Ena me matje, grirësi, ena për përpunimin e ushqimit, etj. nuk lejohet që të përdoren në
furrë mikrovalore.
7. VËREJTJE
1) Përveç serviserëve profesional, personat tjerë nuk guxojnë që të bëjnë çmontimin, riparimin
dhe montimin e sërishëm të pajisjes, sepse kjo mund të shkaktojë zjarr, derdhje elektrike dhe
punë të çrregullt.
2) Ruani këtë pajisje largë nga fëmijët.
3) Mos e futni ose hiqni nga rryma pajisjen me duar të lagura për të shmangur goditjen nga
rryma.
4) Mos e vendosni njësinë kryesore nën vrushkull të ujit dhe as mos e futni në ujë, për të
shmangur goditjen nga rryma.
5) Vetëm për përdorim në amvisëri, ju lutemi mos e përdorni për qëllime komerciale.
8. PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
1) Para pastrimit hiqeni kabllin nga rryma.
2) Mos i prekni prerëset e mprehta.
3) Ju lutemi përdorni leckë të pastër, të thatë për pastrimin e pajisjes. Rreptësisht
ndalohet që të futet në ujë njësia me motor ose të lahet nën vrushkull të ujit.
4) Ju lutemi që të mos përdorni sfungjerë të metalit, brusha, mjete për pastrim, tretës ose
mjete të tjera të ngashme sepse mund të dëmtojnë sipërfaqen e pajisjes.
Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido