Skil 0715 Manual Original página 117

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 37
Kositësja e barit
HYRJE
• Kjo vegël është e projektuar vetëm për kositjen e
kopshteve familjare
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim
profesional
• Kontrolloni nëse paketimi përfshin të gjitha pjesët siç
janë të ilustruara në skicë ②
• Kur pjesët mungojnë ose janë të dëmtuara, ju lutemi
kontaktoni me shitësin
• Udhëzimet për montimin ②
- sekuenca e numrave që shfaqen në skicë përputhet
me sekuencën e hapave që duhet të ndiqen për
montimin e kositëses së barit
! shtrëngoni mirë të gjitha vidat dhe dadot
• Lexoni me kujdes këtë manual udhëzimesh para
përdorimit dhe ruajeni për t'iu referuar në të ardhmen ④
TË DHËNAT TEKNIKE ①
ELEMENTET E PAJISJES ③
A
Bllokuesi i kordonit
B
Kapësja e kordonit
C
Çelësi i sigurisë
D
Çelësi i aktivizimit
E
Kutia e barit
F
Treguesi i "kutisë së barit plot"
G
Dadoja e sigurisë e krahut
H
Doreza transportuese
J
Të çarat e ajrosjes
K
Mbrojtësja e pasme
SIGURIA
UDHËZIMET E PËRGJITHSHME PËR SIGURINË
PARALAJMËRIM! Lexoni të gjitha paralajmërimet
e sigurisë dhe të gjitha udhëzimet. Mosrespektimi i
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda. Ruani të
gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për referencë në
të ardhmen. Termi "pajisje elektrike" në paralajmërime i
referohet pajisjes elektrike që përdoret nga priza (me kabllo)
ose pajisjes elektrike me bateri (pa kabllo).
1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS
a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar
mirë. Zonat e çrregullta ose të errëta janë një ftesë për
aksidente.
b) Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me
mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve,
gazeve ose pluhurave të djegshëm. Pajisjet elektrike
shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose
avujt.
c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjerë larg gjatë
përdorimit të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes
mund të shkaktojë humbjen e kontrollit.
2) SIGURIA ELEKTRIKE
a) Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me
prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë
0715
mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me
veglat e punës me tokëzim. Spinat e pamodifikuara
dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e
goditjes elektrike.
b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të
tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë.
Ka një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse
trupi është i tokëzuar.
c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte
me lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë
rrezikun e goditjes elektrike.
d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë
kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e
spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg
nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët
që lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e bllokuar rrisin
rrezikun e goditjes elektrike.
e) Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme,
përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për
përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një
kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të
jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
f) Nëse përdorimi i veglës së punës në një vend
me lagështi është i pashmangshëm, përdorni një
automat qarku me shkarkesë me tokëzim. Përdorimi
i një automati me shkarkesë me tokëzim zvogëlon
rrezikun e goditjes elektrike.
3) SIGURIA PERSONALE
a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni
dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune.
Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur
ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit.
Një moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të
veglave të punës mund të shkaktojë dëmtime të rënda
personale.
b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani
gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet
mbrojtëse si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk
rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve
për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet
personale.
c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që
çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni
burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të
merrni ose të transportoni pajisjen. Transportimi i
veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i
veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një
ftesë për aksidente.
d) Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes
së veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një
pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë
dëmtime personale.
e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të
këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment.
Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës
së punës në situata të papritura.
f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje
të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe
dorashkat larg nga pjesët lëvizëse. Veshjet e gjera,
117
Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido