Udhëzime Sigurie; Të Dhëna Teknike; Sq Udhëzuesi I Përdorimit / Udhëzime Rreth Montimit - Hansgrohe Raindance Showerpipe 27160000 Instrucciones De Montaje

Ocultar thumbs Ver también para Raindance Showerpipe 27160000:
Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 10
Udhëzime sigurie
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve
gjatë procesit të montimit duhet që të vishni doreza.
Mbajtësja e kokës së dushit është projektuar vetëm
për mbajtjen e kokës së dushit dhe nuk duhet që të
rëndohet me objekte të tjera!
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike,
mendore dhe/ose ndijuese nuk duhet ta përdorin
sistemin e dushit pa qenë nën mbikëqyrje. Personat
që janë nën ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk
duhet ta përdorin sistemin e dushit.
Kontakti i valëve të dushit me pjesët e ndjeshme të
trupit (p.sh. me sytë) duhet që të shmanget. Midis
dushit dhe trupit duhet që të mbahet një distancë e
mjaftueshme.
Produkti nuk duhet të përdoret si dorëze mbajtëse.
Duhet të montohet një dorezë mbajtëse e veçantë
Sistemi i dushit duhet të përdoret vetëm qëllimet e
banjave, të higjienës dhe të larjes së trupit.
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit
të ftohtë dhe atij të ngrohtë duhen ekuilibruar.
Udhëzime për montimin
Armatura duhet montuar, shpërlarë dhe kontrolluar në
bazë të normave të vlefshme.
Përmasat e montimit të rekomanduara në udhëzimet
rreth montimit janë ideale për persona me gjatësi afro
1800 mm dhe duhen përshtatur në rast nevoje. Këtu
duhet pasur parasysh që me ndryshimin e lartësisë së
montimit ndryshon edhe lartësia e nevojshme minimale
prek 2320 mm nga sipërfaqja e vendosjes së vaskës
si dhe përmasat e lidhjeve.
Gjatë montimit të produktit nga ana e personit të
kualifikuar duhet pasur parasysh që e gjithë sipërfaqja
mbërthyese të jetë e drejtë (nuk duhet të ketë hapësira
mes pllakave). Mbi të gjitha muri duhet të jetë i
përshtatshëm për montim dhe nuk duhet të ketë pika
të dobëta. Vidhat dhe kunjat e bashkangjitura janë
të përshtatshme vetëm për beton. Te përbërja tjetër
murore të merren parasysh të dhënat e prodhuesit të
kunjave.
Filtri i bashkëngjitur (A) duhet montuar për të
garantuar rrjedhjen sipas normave të ujit nga
spërkatësja si dhe për të evituar thithjen e ndotjeve
nga tubacionet e ujësjellësit. Nëse dëshironi më
shumë vëllim uji, atëherë në vend të filtrit (A) duhet të
përdorni sitën (B). Ndotjet mund të dëmtojnë pjesë
56
Shqip
funksionale të spërkatëses. Hansgrohe nuk merr
përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara në këtë mënyrë.
Nëse është e nevojshme, tubi midis termostatit dhe
dushit mund të shkurtohet në pjesën e poshtme me një
sharrë të imët.
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
Presioni i rekomanduar:
Presioni për provë:
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
Temperatura e rekomanduar e ujit të ngrohtë:
Përmasat e lidhjeve:
Lidhjet G 1/2:
Siguresa kundër rrjedhjes në drejtim të kundërt
Përshkrimi i simbolit
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid
acetik.
Funksionet e sigurisë (shih faqen
63)
Falë Safety Function mund të përcaktohet
temperatura maksimale e dëshiruar, p.sh.
42 ºC.
Justimi (shih faqen 64)
Pas montimit duhet kontrolluar temperatura
në dalje e termostatit. Korrigjimet janë të
nevojshme, nëse temperatura e matur në
pikën e rrjedhjes së ujit nuk është e njëjtë me
temperaturën e përcaktuar në termostat.
maks. 1 MPa
0,25– 0,5 MPa
1,6 MPa
maks. 80°C
65°C
150 mm
i ftohtë djathtas -
i ngrohtë majtas
Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido