VOX electronics ES-8102 ALB Manual De Usuario página 40

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 11
VIDHA KUNDËR HAPJES
Ky aparat është i pajisur me vidhë kundër hapjes përr të parandaluar heqjen e kapakut të
poshtëm. Për të zvogëluar rrezikun nga zjarri ose goditja e rrymës elektrike mos provoni të largoni
kapakun e poshtëm. Pajisja nuk përmban pjesë të cilat mund të ndërrohen. Riparimet mund t'i
bëjë vetëm servisi i autorizuar.
MONTIMI I PAJISJES
Para përdorimit të parë: lironi siguresën për mbylljen e kapakut dhe hiqeni me kujdes. Lani
shtytësin e ushqimit, kapakun e sipërm, filterin (KUJDES: dhëmbët e filterit janë shumë të
mprehtë), ndarësin, mbledhësin e pulpës dhe enën për lëng në ujë me sapun. Të lahet dhe të
thahet mirë. Asnjëherë mos e futni njësinë e motorit në ujë por vetëm pastrojeni me një leckë të
lagur ose me sfungjer.
1. Vendosni ndarësin në njësi motorike.
2. Vendosni filterin në vrimë në ndarës. Filteri i vendosur në mënyrë të rregullt do të mundësojë
që të sillet pa pengesa.
3. Vendosni kapakun e sipërm në ndarës.
4. Hiqeni siguresën për mbylljen e kapakut dhe vendosni gjuhëzën e secilit shul në hapje nga
secila anë e kapakut të sipërm. Shtypni fundin e secilit shul për t'a forcuar. Pajisja nuk do të
punojë në qoftë se nuk përforcohen dy shule siguruese për mbyllje.
5. Vendosni enën për lëng nën gypin e ndarësit me dorezë e cila është e orientuar më largë nga
miskeri i lëngjeve.
PËRDORIMI I PAJISJES
1.
Përgatitni pemët dhe perimet, lani, qëroni, pastroni nga farat dhe pritni në madhësi të përshtatshme për
hapësirën në mikser.
2.
Kyçni kabllin në prizë standarde të rrymës me tension 220-240V.
3.
Kontrolloni nëse ena për lëng është e vendosur tërësisht nën gyp në mënyrë që lëngu i shtrydhur të rrjedhë
direkt nga gypi në enë. Siguresa për mbylljen e kapakut duhet të jetë e përforucar sepse në të kundërtën
mikseri për lëng nuk do të punojë.
4.
Sillni rregullatorin e shpejtësisë në 1 ose 2.
5.
Futni ushqimin në hapësirën për futjen e ushqimit dhe shtypni më shtytës. Ushqimin kurrë mos e shtyni me
gishta. Ushqimi mund të futet pa ndërprerje në hapësirë, pa pasur nevojë të fiket aparati.
6.
Kur të përfundoni me shtrydhjen e lëngut ose kur ndarësi ose ena për lëng mbushen, fikni pajisjen duke
shtypur butonin "off". Hiqeni pajisjen nga priza e rrymës.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
VËREJTJE: Për të zgjatur kohëzgjatjen e përdorimit të aparatit, pas cdo përdorimi lani të gjitha pjesët të cilat
janë të parapara për larje.
1. Para pastrimit kontrolloni nëse pajisja është e shkyqur nga rryma.
2.
Lironi siguresën për mbylljen e kapakut dhe hiqeni kapakun, shtytësin e ushqimit, filterin (bëni kujdes
nga dhëmbët e mprehtë) dhe ndarësi. Pulpën nga ndarësi mund ta hidhni ose ta bëni komposto.
3.
Lani kapakun e sipërm, shtytësin e ushqimit, filterin, ndarësin dhe grumbulluesin e pulpës në ujë të
ngrohtë, me sapun. Këto pjesë nuk janë të përshtatshme për larje në enëlarës. Dhëmbët e filterit
janë shumë të mprehtë- përdorni me kujdes. Me anë të brushës pastroni të gjitha mbeturinatOvi
delovi nisu pogodni za pra e pulpës. Lani, thani dhe prapë montoni aparatin.
4.
VËREJTJE: Me kalimin e kohës, pjesët e aparatit mund të ndryshojnë ngjyrën (posaçërisht nëse
shtrydhni karrota)
.
3
Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido