UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË
Kur e përdorni mikserin tuaj të dorës duhet të përmbushni parakushtet themelore të sigurisë duke
përfshirë:
Lexoni të gjitha udhëzimet.
1. Për të shmangur rrezikun nga goditja e rrymës, mos e futni kabllin e rrymës ose aparatin në
ujë ose në ndonjë lëng tjetër.
2. Përdorimi i pajisjes nga fëmijët duhet të jetë nën mbikëqyrje, për t'u siguruar se nuk e
përdorin pajisjen për lojë. Mos e leni pajisjen të punojë pa mbikëqyrje.
3. Gjithmonë hiqeni kabllin nga rryma kur pajisja nuk është në përdorim e sipër ose para
pastrimit të tij. Kablli hiqet në mënyrë të drejtë ashtu që tërhiqet e tërë priza dhe jo vetëm
kablli.
4. Shmangni kontaktin me pjesët të cilat lëvizin. Mos futni gishtat ose ndihmesa të tjera në
hapësirën për futjen e ushqimit.
5. Gjithmonë përdorni shtyesin e ushqimit kur futni ushqimin në hapësirën për ushqim- kurrë
mos e futni ushqimin me duar! Nëse ushqimi ngec në hapësirë, shtyeni me mbajtësin për
ushqim. Nëse kjo metodë nuk ndihmon, shkyqeni pajisjen dhe hiqeni kabllin nga rryma para
se të hapni pajisjen.
6. Mos e përdorni pajisjen nëse kablli ose priza janë të dëmtuar ose nëse ka cfarëdo dëmtimi
tjetër. Dërgoni pajisjen për riparim në servis të autorizuar.
7. Përdorimi i shtojcave të cilat nuk rekomandohen nga ana e prodhuesit mund të shkaktojnë
lëndime, zjarr ose goditje elektrike.
8. Pajisja nuk përdoret për përdorim të jashtëm.
9.
Mos e lini pajisjen ose pjesët e tij në afërsi të sipërfaqeve të nxehta ose në shporet elektrik
ose me plin-ose në afërsi të furrës së ngrohtë.
10. Kablli për furnizim me energji elektrike nuk duhet të varet nga skaji i tavolinës ose të prek
sipërfaqet e nxehta.
11. Gjithmonë kontrolloni nëse kapaku i aparatit për lëngje është i mbyllur fortë para përdorimit.
Mos e hapni siguresën deri sa mikseri është në funksion.
12. „Dhëmbët" për prerje dhe shtrydhje janë shumë të mprehtë dhe rekomandohet përdorim i
kujdesshëm.
13. Kontrolloni a e keni shkyqur pajisjen secilën herë pas cdo përdorimi. Para cmontimit të
pjesëve të pajisjes, kontrolloni nëse motori është ndalur tërësisht.
14. Mos e përdorni pajisjen në afërsi të gazrave eksplozive dhe/ose gazrave të ndezshme.
15. Pajisja mund të përdoret vetëm për përdorimin për të cilin është paraparë.
16. Ky prodhim përdoret vetëm për përdorim shtëpiak dhe nuk është paraparë për përdorim
komercial dhe industrial.
NJIHUNI ME MIKSERIN TUAJ TË LËNGJEVE
1. Shtytëtsi i ushqimit
2. Hapja për futjen e ushqimit
3. Kapaku i epërm
4. Filteri
5. Ndarësi
6. Gypi
7. Mbledhësi i pulpës
8. Mbyllja e kapakut
9. Ndërprerësi rrotullues
10. Njësia motorike
11. Ena për lëng
12. Hapësira për lidhjen e kabllit
RUANI KËTO UDHËZIME
Vetëm për përdorim shtëpiak
2