• P72 — 7200 W
• P15 — 1500 W
• P20 — 2000 W
• P25 — 2500 W
• P30 — 3000 W
• P35 — 3500 W
• P40 — 4000 W
• P45 — 4500 W
• P50 — 5000 W
• P60 — 6000 W
5.14 Menaxhimi i energjisë
Nëse janë aktive disa zona dhe energjia e
konsumuar tejkalon kuotën e linjës, ky
funksion e ndan energjinë e marrë mes të
gjitha zonave të gatimit. Pianura kontrollon
cilësimet e nxehtësisë për të mbrojtur
siguresat e instalimit në shtëpi.
• Zonat e gatimit grupohen sipas
vendndodhjes dhe numrit të fazave në
pianurë. Secila fazë ka ngarkesë
maksimale elektrike prej (3700 W). Nëse
pianura arrin kufirin e energjisë maksimale
të disponueshme brenda një faze ose
kufirin e përzgjedhur të energjisë totale,
energjia e zonave të gatimit reduktohet
automatikisht.
• Cilësimi i ngrohjes i zonës së gatimit të
zgjedhur të fundit merr gjithnjë përparësi.
Energjia e mbetur do të ndahet mes
zonave të aktivizuara më parë me radhën
e kundërt të zgjedhjes.
• Afishimi i cilësimit të nxehtësisë së zonave
të reduktuara alternohet mes cilësimit të
zgjedhur të nxehtësisë dhe cilësimit të
nxehtësisë së reduktuar.
• Prisni derisa ekrani të ndalojë së pulsuari
ose reduktoni cilësimin e ngrohjes së
zonës së gatimit të zgjedhur së fundmi.
Zonat e gatimit do të vijojnë në punojnë
me cilësimin e ngrohjes së reduktuar.
Ndryshojini manualisht cilësimet e
ngrohjes së zonave të gatimit, nëse është
nevoja.
Menaxhimi i energjisë me Kufizimi i fuqisë
Kur e vendosni funksionin Kufizimi i fuqisë në
6000 W ose më pak se nxehtësia e pianurës
ndahet mes të gjitha zonave të gatimit.
Shihni ilustrimin për kombinime të mundshme
në të cilat mund të shpërndahet energjia mes
zonave të gatimit.
14
SHQIP
Kur e vendosni funksionin Kufizimi i fuqisë në
më shumë se 6000 W, nxehtësia e pianurës
ndahet mes zonave të treguara më poshtë.
5.15 Hob²Hood
Është një funksion i përparuar automatik i cili
lidh pianurën me një aspirator të veçantë. Si
pianura ashtu edhe aspiratori kanë një
komunikues me rreze infra të kuqe.
Shpejtësia e ventilatorit përcaktohet
automatikisht në bazë të cilësimit të
modalitetit dhe temperaturës së enës më të
nxehtë në pianurë. Mund ta përdorni
gjithashtu manualisht ventilatorin nga
pianura.
Për shumicën e aspiratorëve, sistemi në
distancë është i çaktivizuar. Aktivizojeni
atë përpara se të përdorni funksionin. Për
më shumë informacion referojuni
manualit të përdorimit të aspiratorit.
Përdorimi automatik i funksionit
Për ta përdorur funksionin automatikisht,
caktoni regjimin automatik në H1 – H6.