Philips sonicare 3000 Serie Manual Del Usuario página 318

Ocultar thumbs Ver también para sonicare 3000 Serie:
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 99
318
Shqip
Rikujtesa për ndërrim të kokës së furçës
Sensori i presionit
Shënim: Mund ta aktivizoni ose çaktivizoni rikujtesën për
ndërrimin e kokës së furçës vetëm kur në dorezë është
vendosur një kokë furçe inteligjente.
Shënim: Kokat e reja të furçave inteligjente vijnë me
funksionin e rikujtesës së ndërrimit të kokës së furçës të
aktivizuar.
1 Vendoseni dorezën në karikuesin e futur në prizë.
2 Shtypni e mbani butonin e ndezjes/fikjes ndërsa
doreza vazhdon të qëndrojë në karikues.
3 Mbajeni butonin e ndezjes/fikjes të shtypur derisa të
dëgjoni dy tinguj të njëpasnjëshëm të shkurtër (pas 5
sekondash).
4 Lëshojeni butonin e ndezjes/fikjes.
-
Tingulli tresh i ulët - i mesëm - i lartë do të thotë që
është aktivizuar funksioni i rikujtesës për ndërrimin e
kokës së furçës. Drita e treguesit të nivelit të baterisë
do të pulsojë gjithashtu 2 herë në ngjyrë të gjelbër për
të konfirmuar aktivizimin.
-
Tingulli tresh i lartë - i mesëm - i ulët do të thotë që
është çaktivizuar funksioni i rikujtesës për ndërrimin e
kokës së furçës. Drita e treguesit të nivelit të baterisë
do të pulsojë 1 herë në ngjyrë portokalli për të
konfirmuar çaktivizimin.
1 Vendoseni dorezën në karikuesin e futur në prizë.
2 Shtypni e mbani butonin e ndezjes/fikjes ndërsa
doreza vazhdon të qëndrojë në karikues.
3 Mbajeni butonin e ndezjes/fikjes të shtypur derisa të
dëgjoni tri tinguj të njëpasnjëshëm të shkurtër (pas 7
sekondash).
4 Lëshojeni butonin e ndezjes/fikjes.
-
Tingulli tresh i ulët - i mesëm - i lartë do të thotë që
është aktivizuar funksioni i sensorit të presionit. Drita
e treguesit të nivelit të baterisë do të pulsojë
gjithashtu 2 herë në ngjyrë të gjelbër për të
konfirmuar aktivizimin.
loading

Este manual también es adecuado para:

Sonicare 4000 serie