Philips 5000 Serie Manual Del Usuario página 80

Ocultar thumbs Ver también para 5000 Serie:
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 26
Siguria
Lexojeni me kujdes këtë broshurë informacioni të rëndësishëm përpara se ta vini në punë pajisjen dhe
ruajeni për referencë në të ardhmen.
Rrezik
Mos lejoni futjen brenda pajisjes të ndonjë lëngu apo detergjenti që merr flakë, në
mënyrë që të shmangni rrezikun e goditjes elektrike dhe/ose rrezikun për zjarr.
Mos e mbuloni pajisjen, për të shmangur mbinxehjen dhe zjarrin.
Paralajmërim
Disa pjesë të këtij produkti mund të nxehen shumë dhe të shkaktojnë djegie. Duhet siguruar
mbikëqyrje e vazhdueshme kur ka prani të fëmijëve dhe të personave vulnerabël.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të
kufizuara fizike, shqisore ose mendore apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish, vetëm nëse
ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse kuptojnë rreziqet e
përfshira.
Fëmijët e moshës nga 3 vjeç deri nën 8 vjeç duhet ta ndezin/fikin pajisjen nëse kjo është e vendosur
ose instaluar në pozicionin e vet normal të synuar të punës dhe nëse janë të mbikëqyrur ose nëse
kanë marrë udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes, si dhe nëse i kuptojnë rreziqet e
përfshira.
Fëmijët e moshës nga 3 vjeç dhe deri nën 8 vjeç nuk duhet ta fusin pajisjen në prizë, ta pastrojnë
apo t'i kryejnë mirëmbajtjen.
Mbani larg fëmijët nën 3 vjeç, përveçse kur mbikëqyren në vazhdimësi.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhen kryer nga fëmijët pa qenë të mbikëqyrur.
Mos e përdorni këtë ngrohëse në dhoma të vogla nëse në to ka persona që nuk kanë mundësi të
largohen vetë nga dhoma, përveç nëse personat janë nën mbikëqyrje.
Kur pajisja është duke punuar në modalitetin e ngrohjes, temperatura në sipërfaqe do të rritet
gradualisht. Mos prekni daljen e ajrit për të shmangur djegien.
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, mbajini tekstilet, perdet, mbulesat ose çdo material tjetër që
merr flakë në një distancë të paktën 1 m nga vrima e daljes së ajrit. Mos bllokoni vrimat e hyrjes
dhe të daljes së ajrit, p.sh. duke vendosur objekte mbi vrimën e daljes së ajrit ose përballë vrimës së
daljes së ajrit.
Mos futni gishtat, shkopinj ose objekte të tjera brenda në pajisje, në mënyrë që të shmangni
goditjet elektrike, lëndimin fizik ose zjarrin.
Pajisja ka një pjesë nxehëse. Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve me gaz ose oxhakëve të zjarrit.
Mos spërkatni përreth pajisjes materiale që marrin flakë, të tilla si insekticidet apo parfumet.
Mos e përdorni nëse ka shenja të dukshme dëmtimi në pajisje, në spinën elektrike ose në kordonin
elektrik.
Mos e përdorni pajisjen nëse ajo është rrëzuar nga lart.
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips", nga një pikë shërbimi e
autorizuar nga "Philips" ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangni
rreziqet.
Kujdes
Për të evituar rrezikun për shkak të ndonjë rivendosjeje të paqëllimtë të kufirit termik, kjo pajisje
nuk duhet ushqyer përmes një pajisjeje të jashtme me çelës, si p.sh. me kohëmatës, apo ndonjë
qark që ndizet e fiket rregullisht nga operatori elektrik.
Pajisja nuk duhet vendosur direkt poshtë një prize elektrike.
Vendoseni spinën direkt në prizë në mur dhe mos përdorni kabllo zgjatuese.
Gjithmonë vendoseni dhe përdoreni pajisjen mbi një sipërfaqe të thatë, të qëndrueshme dhe
horizontale.
Mos e përdorni pajisjen në ambiente me lagështi të lartë, si për shembull në banjë, tualet, kuzhinë,
pishinë apo në ambient jashtë.
SQ
74
loading

Este manual también es adecuado para:

Cx5120