Hansgrohe Raindance E 300 1jet 350 ST EcoSmart 27362000 Modo De Empleo/Instrucciones De Montaje página 29

Ocultar thumbs Ver también para Raindance E 300 1jet 350 ST EcoSmart 27362000:
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 6
Udhëzime sigurie
� Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve gjatë procesit të montimit
duhet që të vishni doreza.
Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave, të higjienës dhe të larjes
së trupit.
Mbajtësja e kokës së dushit është projektuar vetëm për mbajtjen e kokës së
dushit dhe nuk duhet që të rëndohet me objekte të tjera!
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike, mendore dhe/ose ndijuese
nuk duhet ta përdorin produktin pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që janë nën
ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta përdorin produktin.
Kontakti i valëve të dushit me pjesët e ndjeshme të trupit (p.sh. me sytë) duhet
që të shmanget. Midis dushit dhe trupit duhet që të mbahet një distancë e
mjaftueshme.
Produkti nuk duhet të përdoret si dorëze mbajtëse. Duhet të montohet një
dorezë mbajtëse e veçantë
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit të ftohtë dhe atij të ngrohtë
duhen ekuilibruar.
Udhëzime për montimin
• Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet për dëmtime nga transporti.
Pas instalimit nuk do të njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i
sipërfaqes.
• Tubacionet dhe rubinetet duhet që të montohen, të shpëlahen dhe të kontrollohen
sipas standardeve në fuqi
• Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të vlefshme për vendet
respektive.
• Përmasat e montimit të cekura në udhëzimin teknik të montimit janë ideale për
persona me gjatësi afro 1800 mm (180 cm) dhe eventualisht duhen përshtatur.
Këtu duhet pasur parasysh që me ndryshimin e lartësisë së montimit, ndryshon
edhe lartësia e cekur minimale si dhe ndryshimi i përmasave të lidhjeve.
• Gjatë montimit të produktit nga teknikët e specializuar duhet mbajtur parasysh që
sipërfaqja e montimit gjendet brenda zonës së përgjithshme të planit të montimit
(nuk ka vendbashkime të dala ose mospërputhje të pllakave), që struktura e murit
është e përshtatshme për montimin e produktit dhe që nuk paraqet asnjë pikë të
dobët.
• Sita që i kemi bashkëngjitur spërkatëses duhet përdorur për të evituar thithjen e
papastërtive nga rrjeti i ujësjellësit. Ndotjet mund të dëmtojnë pjesë funksionale
të spërkatëses. Hansgrohe nuk merr përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara në
këtë mënyrë.
• Pajisja nuk është parashikuar për përdorim në lidhje me një banjë me avull!
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
Presioni i rekomanduar:
Presioni për provë:
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
Temperatura e rekomanduar e ujit të ngrohtë:
Përmasat e lidhjeve:
Lidhjet G 1/2:
Dezinfektim Termik:
Siguresa kundër rrjedhjes në drejtim të kundërt
Produkti është projektuar ekskluzivisht për ujë të pijshëm!
Shqip
maks. 1 MPa
0,15 - 0,5 MPa
1,6 MPa
maks. 70°C
65°C
150±12mm
i ftohtë djathtas - i ngrohtë majtas
maks. 70°C / 4 min
Montimi shih faqen 31
Përshkrimi i simbolit
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid acetik.
Funksionet e sigurisë (shih faqen 34)
Falë Safety Function mund të përcaktohet temperatura maksimale e
dëshiruar, p.sh. 42 ºC.
Justimi (shih faqen 33)
Pas montimit duhet kontrolluar temperatura në dalje e termostatit.
Korrigjimet janë të nevojshme, nëse temperatura e matur në pikën e
rrjedhjes së ujit nuk është e njëjtë me temperaturën e përcaktuar në
termostat.
Mirëmbajtja
• Termostati është i pajisur me pengues të rrjedhjes në drejtim të
kundërt. Penguesit e rrjedhjes në drejtim të kundërt duhen kontrolluar
rregullisht në bazë të normave DIN EN 1717 konform normave
nacionale dhe regjionale (së paku një herë në vit).
• Për të lehtësuar përdorimin e njësisë rregulluese, termostati do të
duhej çuar herë pas here nga shumë i ngrohtë në shumë të ftohtë.
Përmasat (shih faqen 35)
Diagrami i qarkullimit (shih faqen 35)
Spërkatësja e dorës
Spërkatësja për kokën
Përdorimi (shih faqen 36)
Për të zbrazur kreun e dushit/rubinetes, pas përdorimit vendoseni lehtë
anash.
Pastrimi (shih faqen 38) dhe broshura bashkëngjitur
Pjesët e servisit (shih faqen 39)
Pajisje të posaçme (nuk përfshihet në vëllimin e
furnizimit)
Pllaka për rrafshimin e pllakave të murit krom #93146000 (shih faqen 39)
29
loading

Este manual también es adecuado para:

Raindance e 300 1jet 600 st ecosmart 27364000