Heqja e sexholinos me rripin automatik në 3 pika
1. Nxirreni pjesën diagonale të rripit nga kalimi diagonal i rripit (17).
2. Lironi tokëzën e rripit të sediljes dhe nxirreni pjesën e prehrit të rripit nga
kalimet e rripit të prehrit (16).
LËVIZJA I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetësja e kokës (20) mund të lëvizet duke përdorur dorezën e lëvizjes
së mbështetëses të kokës (21). Kur rregulloni mbështetësen e kokës (20),
sigurohuni që hapësira midis saj dhe shpatullave të fëmijës sa gjerësia e 2
gishtave) midis supeve të fëmijës dhe mbështetëses së kokës.
SIGURIMI I FËMIJËS
1. Shtypni butonin e rregullimit të rripit (22) dhe tërhiqni njëkohësisht të dy
rripat e shpatullave (23) për t'i liruar ato.
2. Zbërtheni tokëzën e rripit (24) duke shtypur fort butonin e kuq.
3. Vendoseni fëmijën në sexholino me vithet mbrapa.
4. Vendosini rripat e shpatullave (23) direkt mbi shpatullat e fëmijës.
5. Bashkoni të dyja gjuhëzat e tokëzës dhe fiksojini në tokëzën e rripit (24).
Duhet të dëgjoni një tingull "KLIK".
6. Nëse sexholinoja që po përdorni ka një mekanizëm mbërthyes
"SensorSafe", shtypeni këtë mekanizëm për ta mbyllur derisa të dëgjoni
një tingull "KLIK" dhe rrëshqiteni poshtë drejt tokëzës së rripit (24).
7. Tërhiqeni rripin e rregullimit qendror (25) për të shtrënguar rripat e supeve
(23) derisa të puthiten mirë në trupin e fëmijës.
Sistemi i rripit të sigurimit duhet të puthitet mjaftueshëm në mënyrë që të
mos jetë e mundur palosja e rripave.
8. Në rastin e përdorimit të mekanizmit mbërthyes "SensorSafe",
SQ
pozicionojeni atë direkt nën jastëkët e shpatullave.
RREGULLIMI I STREHËS SË DIELLIT
Shpaloseni strehën e diellit (26) duke tërhequr kapakun plastik.
SISTEMI I UDHËTIMIT
Mund ta lidhni sexholinon me çfarëdo karroce të aprovuar. Fiksojeni sexholinon
te adaptori i aprovuar, me drejtim nga prindi. Për ta liruar, mbani shtypur dy
butonat e lëshimit për adaptorin e karrocës (27), dhe ngrijini lart.
118
HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS
Mbulesa e sexholinos përbëhet nga 4 pjesë dhe një shtresë për foshnja. Ato
mbërthehen në sexholino në disa pika. Pasi zbërthehen, pjesët e veçanta
të mbulesës mund të hiqen. Për të rivendosur mbulesën, ndiqni në rend të
kundërt udhëzimet e heqjes.
Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30°C, me një program delikat
larjeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos e lani
mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën tharëse
apo duke e ekspozuar ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit.
GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLORET E ASGJËSIMIT
CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju ofron 3 vite
garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti
i është shitur fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë. Përmbajtja e
garancisë dhe të gjitha informacionet thelbësore të domosdoshme për
mbrojtjen nga garancia mund t'i gjeni në faqen tonë kryesore:
go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Në rast se
përshkrimi i artikullit përfshin garancinë, të drejtat tuaja ligjore kundrejt nesh në
raste defektesh mbeten të pacenuara.
Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.