Çfarë Duhet Të Bëni Nëse Ndërpritet Procedura E Pastrimit Të Çmërsit - Saeco Xelsis Manual Del Usuario

Ocultar thumbs Ver también para Xelsis:
Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 54
Artikulli
Ena e mbetjeve të
kafesë
Vasketa e pikimit
Lubrifikimi i grupit të
përgatitjes
Depozita e ujit
Pjesa e përparme e
makinës
Pastrimi i çmërsit
nga aparati
Çfarë duhet të bëni nëse ndërpritet procedura e pastrimit të çmërsit
Mund të dilni nga procedura e pastrimit të çmërsi duke shtypur ikonën "On/Off" (Ndiz/Fik) në panelin
e kontrollit. Nëse procedura e pastrimit të çmërsit ndërpritet përpara se të përfundojë plotësisht, në
depozitën ose qarkun e ujit mund të mbetet pak lëng nga pastrimi i çmërsit. Në këtë rast, veproni si
më poshtë:
1 Boshatisni dhe shpëlani mirë depozitën e ujit.
2 Mbushni depozitën e ujit me ujë të pastër deri në treguesin e nivelit "CALC CLEAN (PASTRIMI I
ÇMËRSIT)" dhe ndizeni sërish makinën. Makina do të nxehet dhe do të kryej ciklin e shpëlarjes
automatike.
3 Përpara se të përgatisni çfarëdo pije, kryeni një cikël shpëlarjeje manuale. Për të kryer ciklin e
shpëlarjes manuale, fillimisht mbushni depozitën e ujit deri në gjysmë me ujë të nxehtë dhe pastaj
përgatisni 2 filxhanë me kafe të bluar paraprakisht pa shtuar kafe të bluar.
Shënim: Nëse procedura e pastrimit të çmërsit nuk ka përfunduar, makina do të kërkojë sa më parë
një tjetër procedurë pastrimi të çmërsit.
Diagnostikimi
Për t'ju ndihmuar të zgjidhni problemet më të zakonshme që mund të hasni kur përdorni aparatin,
"Saeco" ofron mbështetje në disa mënyra:
- mund të gjeni video hap pas hapi në panelin e kontrollit të aparatit
- video mbështetëse dhe një listë e plotë e pyetjeve të shpeshta gjenden në adresën
www.saeco.com/care
Kur ta pastroni
Boshatisni enën e mbetjeve të
kafesë kur të udhëzoheni nga
makina. Pastrojeni çdo javë
Boshatisni çdo ditë vasketën e
pikimit ose sapo treguesi
"Vasketa e pikimit plot" me
ngjyrë të kuqe të shfaqet
përmes vasketës së pikimit (Fig.
10). Pastroni vasketën e pikimit
çdo javë
Çdo 2 muaj
Çdo javë
Çdo javë
Kur aparati ju kërkon të pastroni
çmërsin
Si të gjeni panelin e kontrollit/
Çfarë duhet të bëni
Hiqeni enën e mbetjeve të kafesë kur
makina është e ndezur. Shpëlajeni me ujë
rubineti me pak detergjent enësh.
Hiqni vasketën (Fig. 11) e pikimit dhe
shpëlajeni atë me ujë rubineti e me pak
detergjent enësh.
Lubrifikoni grupin e përgatitjes me grason e
paketuar. Shkoni te www.saeco.com/care
për udhëzime të detajuara me video.
Shpëlani depozitën e ujit me ujë rubineti.
Pastrojeni me leckë të butë.
STATUS (STATUSI) -> DESCALING (PASTRIMI
I ÇMËRSIT). Ndiqni hapat për të pastruar
çmërsin nga aparati. Kur nevojitet, aparati ju
kërkon ta pastroni çmërsin. Shtypni ikonën
"OK" për të filluar dhe ndiqni hapat.
159
Shqip
Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido