Hoover HSC818EXWD Instrucciones De Funcionamiento página 229

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 112
 PARALAJMËRIM: Mos e dëmtoni spinën dhe/ose
kordonin elektrik; kjo mund të shkaktojë goditje elektrike
ose zjarr.
 PARALAJMËRIM: Mos përdorni zgjatues portativë me
shumë priza ose burime portative të energjisë elektrike.
Ne nuk rekomandojmë përdorimin e zgjatuesve dhe
të adaptorëve me shumë drejtime.
 Mos
u përpiqni të uleni ose të qëndroni mbi pjesën
e sipërme të pajisjes. Mund të lëndoheni ose
të dëmtoheni. Kjo pajisje nuk është e projektuar
për vendosjen në stivë me pajisje të tjera.
 Produkti është projektuar dhe prodhuar vetëm
për përdorim shtëpiak.
 Mund të përdoren vetëm pjesë origjinale të ofruara
nga prodhuesi. Prodhuesi garanton se vetëm këto pjesë
i plotësojnë kërkesat e sigurisë.
 Hapja e derës për periudha të gjata mund të shkaktojë
një rritje të konsiderueshme të temperaturës në ndarjet
e pajisjes.
- Pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të bien
në kontakt me ushqimet dhe sistemet e arritshme
të shkarkimit.
- Pastroni depozitat e ujit nëse nuk janë përdorur për
48 orë; zbrazni sistemin e ujit të lidhur me një burim
uji nëse nuk e keni nxjerrë ujin për 5 ditë.
- Ruajini mishin dhe peshkun e pagatuar në kontejnerë
të përshtatshëm në frigorifer, në mënyrë që të mos bien
në kontakt me ushqimet e tjera apo të mos shkaktojnë
rrjedhje mbi to.
- Ndarjet e ushqimeve të ngrira me dy yje (nëse ka në
pajisje) janë të përshtatshme për ruajtjen e ushqimeve
të ngrira paraprakisht, për ruajtjen ose prodhimin
e akulloreve dhe të kubave të akullit.
- Ndarjet me
një, dy dhe tre yje, nëse ka në pajisje,
nuk janë të përshtatshme për ngrirjen e ushqimeve
të freskëta.
6
Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Hsc818fxwd

Tabla de contenido