★ Spërkatja nuk është e vazhdueshme
- koka pjesërisht e bllokuar -> pastroni kokën
★ Motori nuk ndizet ose ndalon papritur
- priza e furnizimit me energji me defekt -> përdorni një
prizë tjetër
- spina nuk është e lidhur -> vendosni spinën
- mbrojtësja termike fik motorin -> lëreni pajisjen të
ftohet për 5 minuta
★ Motori është në punë por spëkatja është e dobët
- koka plotësisht e bllokuar -> pastroni kokën
- filtri i ujit i bllokuar -> pastroni filtrin e ujit
- ajër në pompë -> sigurohuni që bashkuesi i hyrjes së
ujit të jetë i lidhur në mënyrë të sigurt
- furnizimi me ujë i papërshtatshëm -> kontrolloni që
rubineti i ujit të jetë plotësisht i hapur
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të
kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin.
- simboli # do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
ZHURMA/VIBRIMI
• E matur në përputhje me EN 60335 , niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 74 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 86 dB(A) (shmangia standarde: 2,2 dB) dhe
vibrimi < 2,5 m/s² (shuma vektor i tre drejtime; pasiguria
K = 1,5 m/s²)
• Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 60335; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një pajisje me një
tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj
vibrimit kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund
të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i
mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
93