- si masë sigurie, përdorni bllokuesin e çelësit të
aktivizimit A si në ilustrimin në 7a për të shmangur
aktivizimin aksidental të çelësit B
- shtrëngoni mirë dadon e tubit me një çelës pllakë 17
(nuk përfshihet në paketimin standard)
• Lidhja e furnizimin me ujë 8
- vidhosni bashkuesin hyrës C në vendin e hyrjes së ujit D
! mos përdorni kurrë bashkues hyrës C pa filtër uji E
- lidhni tubin e furnizimit me ujë (jo i përfshirë) me
rubinetin e ujit dhe me bashkuesin hyrës C
! sigurohuni që temperatura e ujit në ardhje të mos
kalojë 50°C (në një ditë të nxehtë, hapeni ujin deri sa
të ftohet para se ta lidhni me rubinetin e ujit)
• Funksionimi i veglës 9
- sigurohuni që pajisja të vendoset në një bazë të
qëndrueshme dhe në pozicion vertikal
- lidheni pajisjen me burimin e rrjetit (sigurohuni që
çelësi kryesor F të jetë në pozicionin joaktiv)
- hapni rubinetin e ujit
- zhbllokoni çelësin e aktivizimit B si në ilustrimin në 7b
- shtypni plotësisht çelësin e aktivizimit B për të liruar
ajrin e mbetur në pajisje ose në tubin e furnizimit me
ujë
- lëshojeni çelësin e aktivizimit B dhe bllokojeni si në
ilustrimin në 7a
- ndizeni pajisjen duke e kaluar çelësin kryesor F në
pozicionin "I"
- pas ndezjes, motori fillon të punojë për disa sekonda
deri sa të arrijë presionin maksimal
- zhbllokoni çelësin e aktivizimit B si në ilustrimin në
7b, drejtojeni kokën e spërkatjes G në zonën që do të
lani dhe më pas tërhiqni çelësin e aktivizimit B
- ndërroni rrymën e përqendruar të ujit me një spërkatje
të gjerë duke rrotulluar kokën G
- me lëshimin e çelësit të aktivizimit B, motori ndalon
punën pas disa sekondash kur të arrijë presionin
maksimal
- fikeni pajisjen duke e kaluar çelësin kryesor F në
pozicionin "O"
- mbyllni rubinetin e ujit
- shtypni plotësisht çelësin e aktivizimit B deri sa të mos
ketë më presion uji në pajisje
- pas përdorimit, bllokojeni çelësin e aktivizimit si në
ilustrimin në 7a për të shmangur aktivizimin
aksidental të tij
- hiqeni spinën nga burimi i energjisë
- shkëputni tubin e furnizimit me ujë nga pajisja dhe nga
rubineti i ujit
• Përdorimi i shishes me detergjent 0
! sigurohuni që çelësi i aktivizimit të jetë i bllokuar
dhe që çelësi kryesor të jetë në pozicionin joaktiv
- zhvidhosni shishen H nga koka e detergjentit J dhe
mbusheni me detergjent biologjikisht të zbërthyeshëm
për përdorim me pompat me presion të lartë
(përdorimi i detergjentëve ose kimikateve të tjera
mund të ndikojë negativisht në sigurinë e
pajisjes)
! mos përdorni detergjentë të paholluar
- vidhosni shishen e mbushur H në kokën e detergjentit
J
- hiqni mekanizmin e poshtëm L dhe montoni kokën e
detergjentit J në mekanizmin e sipërm K si në ilustrim
- zhbllokoni çelësin e aktivizimit B si në ilustrimin në
7b, drejtojeni kokën e detergjentit J në zonën që do të
lani dhe më pas tërhiqni çelësin e aktivizimit B
! detergjenti nuk del me presion të lartë
• Magazinimi !
- shtypni plotësisht çelësin e aktivizimit B deri sa të mos
ketë më presion uji në pajisje
- përdorni elementin e mbajtjes N si në ilustrim
- ruajeni pajisjen larg nga fëmijët në një vend ku
temperatura e ambientit nuk i kalon 40°C apo bie nën
0°C
- mos vendosni objekte të tjera mbi pajisje
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Kur përdorni shishen me detergjent H
! lexoni etiketën e detergjentit për më shumë
udhëzime
- lageni gjithmonë objektin në fillim
- vendosni detergjent mbi objekt nga poshtë lart
- lini kohë që detergjenti të veprojë, por mos e lini kurrë
që të thahet
- shpëlajeni nga larg dhe vazhdoni poshtë
• Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Para mirëmbajtjes, fikeni gjithmonë pajisjen,
sigurohuni që të mos ketë presion uji në pajisje dhe
në pistoletë, hiqni spinën nga burimi i energjisë dhe
shkëputni pajisjen nga burimi i ujit
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes S 2)
- mos përdorni ujë, tretës ose shkëlqyes
- pastroni rregullisht kokën e spërkatjes G duke
përdorur gjilpërën e pastrimit P @
• Kontrolloni rregullisht për komponentë të konsumuar ose
të dëmtuar dhe riparojini/zëvendësojini kur të jetë e
nevojshme
• Pastrimi i filtrit të ujit
- hiqni filtrin e ujit E 2 nga bashkuesi hyrës C 2 me
pinca me majë të gjatë
- shpëlajeni dhe vendosni përsëri (zëvendësojeni kur të
dëmtohet)
! mos e përdorni kurrë pajisjen me një filtër uji të
dëmtuar
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
• Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve,
shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse
këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin,
kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të
shërbimit)
! fikni veglën dhe hiqeni spinën para se të
shqyrtoni problemin
92