Informacione Dhe Paralajmërime Të Rëndësishme - Cybex Platinum CLOUD Z i-SIZE Guia Del Usuario

Ocultar thumbs Ver también para CLOUD Z i-SIZE:
Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 42
CERTIFIKIMI
CLOUD Z i-Size
Përmasat: 45-87 cm
Pesha maks.: 13 kg
Faleminderit që zgjodhët Cloud Z i-Size si sexholino për makinën tuaj.
Lexoni me kujdes këtë udhëzues përdorimi përpara se të instaloni sexholinon
në mjetin tuaj dhe mbajeni gjithmonë në një vend të arritshëm në ndarjen e caktuar.
INFORMACIONE DHE PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME
Sexholinos nuk mund t'i bëhen modifikime apo shtime të çfarëdolloj forme pa
miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.
Për ta mbrojtur fëmijën si duhet, është absolutisht e rëndësishme që ta
përdorni sexholinon sipas këtij udhëzuesi përdorimi.
Kjo sexholino mund të instalohet vetëm në lloje të caktuara sediljesh, të cilat
janë miratuar për përdorimin e sistemeve mbrojtëse për fëmijë në përputhje
me manualin e automjetit.
Sexholinoja mund të vendoset ose me Base Z/Base Z One dhe ISOFIX, ose
me një rrip automatik me 3 pika, i cili është i aprovuar sipas rregullores së
OKB-së Nr. 16 ose sipas një standardi të barasvlershëm.
Nëse sexholinoja instalohet duke përdorur një rrip automatik me 3 pika,
tokëza e rripit të automjetit nuk duhet të arrijë asnjëherë te tokëza e rripit të
prehërit të sexholinos. Nëse rripi i është tepër i gjatë, sexholinoja nuk është e
përshtatshme për t'u përdorur në këtë pozicion në automjet.
NUK LEJOHET instalimi i kësaj sexholinoje në sediljen e përparme të
pasagjerit ndërkohë që jastëku i përparmë i ajrit është i aktivizuar.
Mos përdorni pika suporti të ndryshme nga ato të përshkruara tek udhëzuesi i
përdorimit dhe të shënuara në sistemin kufizues për fëmijë.
SQ
Inserti për foshnja shërben për mbrojtjen e fëmijës tuaj dhe duhet të përdoret
deri sa ai të ketë arritur një gjatësi prej 60 cm.
Përpara çdo udhëtimi, sigurohuni që sistemi i rripit të sigurimit të jetë
rregulluar siç duhet dhe të puthitet mirë pas trupit të fëmijës. Rripat nuk duhet
të përdridhen asnjëherë.
Sigurojeni gjithnjë fëmijën kur ndodhet në sexholino.
Vetëm një mbështetëse koke optimale mund t'i ofrojë fëmijës suaj mbrojtje
dhe rehati maksimale, duke siguruar në të njëjtën kohë që sistemi i rripave të
jetë lidhur siç duhet.
Sexholinoja duhet të instalohet gjithmonë saktë dhe të jetë e fiksuar në
automjet edhe kur nuk është duke u përdorur.
Këmbëza mbështetëse duhet të jetë gjithmonë në kontakt të drejtpërdrejtë
120
me dyshemenë e automjetit. Nëse automjeti juaj ka hapësira për vendosje të
sendeve te hapësira e këmbëve, sigurohuni që të kontaktoni me prodhuesin
e automjetit.
Ndërsa i jepni automjetit, sexholinoja duhet të jetë gjithnjë e fiksuar në
pozicion të kthyer mbrapa.
Që sexholinoja të sigurojë mbrojtje maksimale, përdorni gjithmonë mbrojtësen
lineare për goditjet anësore (L.S.P.).
Nëse e përdorni sexholinon në sediljen e mesit të një automjeti, mbrojtja nga
goditjet anësore lineare (L.S.P.) nuk duhet të jetë asnjëherë e palosur.
Sexholinoja është testuar dhe miratuar edhe për përdorim me mbrojtësen
lineare për goditjet anësore (L.S.P.) të papalosur.
Sigurohuni gjithmonë që sexholinoja të mos bllokohet në ndonjë sipërfaqe
gjatë mbylljes së derës së mjetit apo rregullimit të sediljes së pasme.
Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë gjithnjë
të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda mjetit duke
shkaktuar lëndime fatale.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj.
Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX origjinale, pasi ajo
përbën një element kryesor që mundëson funksionimin e duhur të sexholinos.
Asnjëherë mos e lini fëmijën të pambikëqyrur në mjet.
Pozicioni i shtrirë rrafsh mund të përdoret vetëm jashtë automjetit.
Mos i vendosni sediljet e makinës në sipërfaqe të ngritura, si për shembull
në tavolinë.
Pjesët e këtij sistemi mbrojtës për fëmijë mund të nxehen në rast të ekspozimit
të drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit dhe mund të shkaktojnë djegie të
lëkurës së fëmijës suaj. Mbrojeni fëmijën tuaj dhe sexholinon nga ekspozimi i
drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit.
Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të diktohen
me sy të lirë. Zëvendësojeni sexholinon pas një aksidenti. Nëse keni dyshime,
konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret për më shumë se 8 vite. Sexholinoja është
e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell
ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.
Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me ujë të
ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo zbardhues.
Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove
mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrim. Për ta parandaluar këtë
dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije,
peshqir ose një copë të ngjashme.
Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido