NEFF KA3923I20G Manual De Instrucciones página 79

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 26
Rrezik plagosjeje
Enët e pijeve me përmbajtje acidi
karbonik mund të shpërthejnë.
Mos ruani në dhomëzën e ngrirjes
asnjë enë pijesh me përmbajtje
acidi karbonik.
Rreziqet nga gazi ftohës
Në tubat e qarkut të ftohjes
gjendet një sasi e vogël gazi
ftohës R600a që nuk dëmton
mjedisin, por që është gaz i
ndezshëm. Ai nuk dëmton
shtresën e ozonit dhe nuk ndikon
në rritjen e efektit të gazeve serrë.
Kur gazi ftohës rrjedh, ai mund të
dëmtojë sytë ose të ndizet vetë.
Mos dëmtoni tubat.
Kur tubat dëmtohen:
Mbani larg pajisjes burimet
ndezëse ose të zjarrit.
Ajrosni dhomën.
Fikni pajisjen dhe hiqni spinën e
rrymës nga priza.
Telefonojini shërbimit të klientit.
Shmangia e rreziqeve për
fëmijët dhe persona të
rrezikuar
Të rrezikuar janë:
Fëmijët,
Personat me aftësi të kufizuara
fizike, mendore ose ndijore,
Personat që nuk kanë njohuri të
mjaftueshme për prëdorimin e
sigurt të pajisjes.
Masat mbrojtëse:
Siguroni që fëmijët dhe
personat e rrezikuar t'i kenë
kuptuar rreziqet.
Një person përgjegjës për
sigurinë duhet t'i mbikëqyrë ose
instruktojë fëmijët dhe personat
e rrezikuar.
Lejoni që aparati të përdoret
vetëm nga fëmijë që nga mosha
8 vjeçare.
Në rast të pastrimit dhe të
mirëmbajtjes të mbikëqyren
fëmijët.
Mos lejoni asnjëherë që fëmijë
të luajnë me aparatin.
Rrezik asfiksimi
Kur pajisja ka bravë dere:
ruajeni çelësin larg fëmijëve.
Mos ua lini ambalazhin dhe
pjesët e tij fëmijëve.
Dëmet materiale
Për të shmangur dëmet materiale:
Mos shkelni mbi bazament,
zgjatime ose mbi dyer ose mos
u mbështetni tek to.
Mbani të pastra pa yndyrë dhe
pa graso pjesët plastike dhe
guarnicionet e dyerve.
sq
79
Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido