UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË
Para përdorimit të kësaj pajisje elektrike duhet gjithmonë të plotësohen parakushtet themelore
duke përfshirë si në vazhdim:
1. Lexoni të gjitha udhëzimet para përdorimit
2. Kontrolloni nëse tensioni në prizën e murit i përgjigjet tensionit të pajisjes që mund të
gjendet në tabelën e shënimti në fund të pajisjes.
3. Për shkak të mbrojtjes nga goditja elektrike, njësinë motorike mos e futni në ujë ose në lëngje
të tjera.
4. Shkyqeni aparatin nga priza kur nuk është në përdorim, para se të vendosni ose të hiqni
pjesët dhe para pastrimit.
5. Mos përdorni pajisje me kabllo të dëmtuar për furnizim ose nëse pajisja ka ndaluar së
punuari ose është dëmtuar në cfarëdo mënyre. Kthejeni pajisjen në shërbimin më të afërm të
autorizuar për kontrollim, riparim ose ndërrim.
6. Përdorimi i shtojcave të cilat nuk i rekomandon ose nuk i shet prodhuesi mund të shkaktojnë
zjarr, goditje të rrymës dhe lëndime.
7. Vendoseni aparatin në sipërfaqe të rrafshët. Mos e vendosni në ose afër gazit të ngrohtë,
shporetit elektrik ose në furrë të ngrohur.
8. Kini kujdes që kablli për furnizim gjatë përdorimit të mos varet nga skaji i tavolinës ose
sipërfaqja punuese.
9. Nevojitet kujdes nëse pajisjen e përdorin fëmijët ose nëse përdoret në afërsi të tyre.
10. Këtë pajisje mos e përdorni për qëllime për të cilat nuk është e destiunar.
11. Aparati mund të përdoret vetëm për shtrydhjen e frutave citruse, asnjëherë mos e përdorni
për lëngje të llojeve të tjera të frutave.
12. Aparati nuk është i destinuar për përdorim nga ana e personave (duke përfshirë fëmijët) me
aftësia të zvogëluara fizike, senzore ose mendore, ose me mungesë të përvojës dhe njohurive,
përvec nëse janë nën mbikëqyrjen e personave përgjegjëse për sigurinë e tyre, ose nëse nga ata
nuk kanë marrë udhëzime për përdorimin e aparatit.
13. Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me pajisjen.
14. Mos e përdorni këtë pajisje në ambient të hapur,
15. Ruane këtë udhëzim për përdorim në të ardhmen.
VETËM PËR PËRDORIM SHTËPIAK