PARALAJMËRIMET DHE KËSHILLA
Udhëzimet për përdorimin u referohen modeleve të ndryshme të këtij
aparati. Si rrjedhim, mund të gjenden përshkrime të karakteristikave të
veçanta që nuk i përkasin aparatit të vet specifik.
INSTALIMI
• Prodhuesi nuk mund ta konsiderojë veten përgjegjës për dëme eventuale që
shkaktohen nga instalimi ose përdorimi jo i duhur.
• Distanca minimale e sigurisë midis platformës e aspiratorit është prej 650
mm (disa modele mund të instalohen në një lartësi më të
vogël; shikoni paragrafin për përmasat e punës e për
instalimin).
• Kontrolloni tensionin e rrymës në rrjet nëse korrespondon me
atë që shënohet në targën e të dhënave të vendosur brenda
aspiratorit.
• Për aparatet e Klasës I, kontrolloni që rrjeti i ushqimit të shtëpisë të ketë një
lidhje të duhur me masë.
Lidheni aspiratorin me kanalin e tymrave me anë të një tubi me diametër
minimal prej 120 mm. Rruga e tymrave duhet të jetë sa më e shkurtër që të
jetë e mundur.
• Mos e lidhni aspiratorin me kanalet e tymrave që transportojnë tymra të
djegies (p.sh. të kaldajave, oxhaqeve, etj.).
• Nëse aspiratori përdoret në kombinim me aparate jo elektrike (p.sh. aparate
me gaz), duhet të garantohet një ajrim i mjaftueshëm në lokal për të ndaluar
kthimin e fluksit të gazrave të shkarkimit. Kuzhina duhet të ketë një hapje që
komunikon drejtpërdrejt me jashtë për të siguruar vërshimin e ajrit të pastër.
Kur aspiratori për kuzhinën përdoret në kombinim me aparate jo të ushqyera
me rrymë elektrike, trysnia negative në lokal nuk duhet të kalojë 0,04 mbar
për të shmangur rithithjen e tymrave në lokal nga aspiratori.
• Ajri nuk duhet të shkarkohet nëpërmjet një tubi fleksibël që
përdoret për thithjen e tymrave nga aparatet e ushqyera me
gaz ose lëndë të tjera të djegshme (mos e përdorni me
aparate që shkarkojnë vetëm ajrin në lokal).
• Në rast dëmtimi të kavos së ushqimit me energji elektrike,
duhet që të zëvendësohet nga prodhuesi ose nga reparti i asistencës
teknike për të shmangur çfarëdolloj rreziku.
SQ
2°
3
30