Faber Flexa NG Glass Lux WH A60 Manual De Uso página 137

Campana
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 23
1. INFORMACIONE PËR
AL
SIGURINË
Për sigurinë tuaj e për
funksionimin korrekt të aparatit,
lutemi të lexoni me vëmendje këtë
manual para instalimit e vënies në
punë. Mbajini këto udhëzime
gjithnjë bashkë me aparatin, edhe
në rast se ua jepni ose transferoni
të tretëve. Është e rëndësishme që
përdoruesit t'i njohin të gjitha
karakteristikat e funksionimit e të
sigurisë së aparatit.
Lidhja e kabllove duhet të bëhet
nga një teknik kompetent.
• Prodhuesi nuk mund ta
konsiderojë veten përgjegjës për
dëme eventuale që shkaktohen
nga instalimi ose përdorimi jo i
duhur.
• Distanca minimale e sigurisë
midis platformës e aspiratorit
është prej 650 mm (disa modele
mund të instalohen në një lartësi
më të vogël; shikoni paragrafin
për përmasat e punës e për
instalimin).
• Nëse udhëzimet e instalimit të
platformës me gaz përcaktojnë
një distancë më të madhe se sa
ajo e treguar më sipër, është e
nevojshme të mbahet parasysh.
• Kontrolloni tensionin e rrymës
në rrjet nëse korrespondon me
atë që shënohet në targën e të
dhënave të vendosur brenda
aspiratorit.
• Mekanizmat e ndarjes duhet
114
të instalohen tek impianti fiks
në përputhje me normativat e
sistemeve të kabllimit.
• Për aparatet e Klasës I, kontrolloni
që rrjeti i ushqimit të shtëpisë të
ketë një lidhje të duhur me masë.
• Lidhni aspiratorin me gypin për
daljen e tymit me një tub me
diametër minimal prej 120 mm.
Rruga e tymrave duhet të jetë sa
më e shkurtër që të jetë e mundur.
• Duhet të respektohen të gjitha
normativat që kanë të bëjnë me
shkarkimin e ajrit.
• Mos e lidhni aspiratorin me kanalet
e tymrave që transportojnë tymra
të djegies (p.sh. të kaldajave,
oxhaqeve, etj.).
• Nëse aspiratori përdoret në
kombinim me aparate jo elektrike
(p.sh. aparate me gaz), duhet të
garantohet një ajrim i mjaftueshëm
në lokal për të ndaluar kthimin e
fluksit të gazrave të shkarkimit.
Kur aspiratori për kuzhinën
përdoret në kombinim me aparate
jo të ushqyera me rrymë elektrike,
trysnia negative në lokal nuk
duhet të kalojë 0,04 mbar për të
shmangur rithithjen e tymrave në
lokal nga aspiratori.
• Ajri nuk duhet nxjerrë nëpërmjet një
kanali të përdorur për shkarkimin
e tymrave nga aparate djegieje të
ushqyera me gaz ose me lëndë
të tjera djegëse.
• Kablloja ushqyese, nëse është e
dëmtuar, duhet të zëvendësohet
nga prodhuesi ose nga një teknik
i shërbimit të asistencës.
loading