Makita CF003G Manual De Instrucciones página 169

Ocultar thumbs Ver también para CF003G:
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 45
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM: Llamba e parë e treguesit (në fund majtas)
do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është
në punë.
Sistemi i mbrojtjes së pajisjes/
baterisë
Pajisja është e pajisur me sistem mbrojtjeje. Ky sistem
ndërpret automatikisht energjinë në motor për të
zgjatur jetëgjatësinë e pajisjes dhe baterisë. Pajisja
do të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse pajisja
ose bateria janë vendosur sipas një prej kushteve të
mëposhtme.
Mbrojtja nga mbingarkesa: Kur pajisja ose bateria
vihet në punë në një mënyrë që e bën atë të
tërheqë një rrymë më të lartë nga normalja, pajisja
fiket automatikisht pa dhënë asnjë shenjë. Në këtë
situatë, fikeni pajisjen dhe ndaloni përdorimin që
shkaktoi mbingarkesën e pajisjes. Pastaj ndizeni
pajisjen për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes: Kur pajisja ose bateria
është e mbinxehur, pajisja ndalon automatikisht.
Lëreni pajisjen të ftohet përpara se ta ndizni
sërish.
Mbrojtja nga mbishkarkimi: Kur kapaciteti i
baterisë ulet, pajisja ndalon automatikisht. Nëse
pajisja nuk funksionon edhe kur përdoren çelësat,
hiqni kutinë e baterisë nga pajisja dhe karikojeni
atë.
Mbrojtjet nga shkaqe të tjera
Sistemi i mbrojtjes është menduar edhe për shkaqe të
tjera që mund ta dëmtojnë pajisjen dhe i lejon pajisjes
të ndalojë automatikisht. Ndërmerrni të gjitha hapat e
mëposhtëm për të zgjidhur rastet, kur pajisja ka arritur
në ndalim të përkohshëm apo ndërprerje të punës.
1.
Fikeni pajisjen dhe pastaj rindizeni për të rifilluar.
2.
Karikoni bateritë ose ndërrojini me bateri të
karikuara.
3.
Lëreni pajisjen dhe bateritë të ftohen.
Nëse nuk vini re ndonjë përmirësim me rivendosjen e
sistemit të mbrojtjes, kontaktoni qendrën vendore të
shërbimit të Makita.
Rregullimi i këndit të kokës së ventilatorit
Këndi i kokës së ventilatorit mund të rregullohet manualisht.
Për të rregulluar këndin vertikal të kokës së ventilatorit, lironi çelësin e fiksimit të këndit vertikal. Pasi të keni
rregulluar manualisht këndin e kokës së ventilatorit, shtrëngoni përsëri çelësin e fiksimit të këndit vertikal.
Kufijtë e rregullueshëm të kokës së ventilatorit janë siç tregohet në figurë.
► Fig.7: 1. Çelësi i fiksimit të këndit vertikal
VINI RE:
Mos e rrotulloni kokën e ventilatorit përtej kufijve të rregullueshëm.
PËRDORIMI
KUJDES:
Ventilatori është prej rezine.
Disa lloje agjentësh vaji ose lëndësh kimike që
dëmtojnë rezinën mund ta prishin ventilatorin dhe
të shkaktojnë lëndim.
Ndezja / ndalimi i ventilatorit
Ndizeni/fikeni pajisjen duke ndjekur procedurën e
mëposhtme.
1.
Rrotulloni çelësin e kontrollit të vëllimit të ajrit në
drejtimin e shigjetës në figurë. Pajisja fillon në vëllim
minimal të ajrit.
► Fig.4: 1. Çelësi i kontrollit të vëllimit të ajrit
2.
Rrotulloni çelësin e kontrollit të vëllimit të ajrit në
drejtim të shigjetës në figurë te pozicioni
► Fig.5: 1. Çelësi i kontrollit të vëllimit të ajrit
VINI RE:
Mos u përpiqni ta lëvizni me forcë
çelësin e kontrollit të vëllimit të ajrit përtej
pozicionit
. Përndryshe çelësi i kontrollit të vëllimit
të ajrit mund të mos punojë më.
Rregullimi i volumit të ajrit
Duke rrotulluar çelësin e kontrollit të vëllimit të ajrit gjatë
punimit, mund të rregulloni vëllimin e ajrit pa shkallëzim.
► Fig.6: 1. Çelësi i kontrollit të vëllimit të ajrit 2. Rrisni
vëllimin e ajrit 3. Ulni vëllimin e ajrit
VINI RE:
Mos u përpiqni ta rrotulloni çelësin
e kontrollit të vëllimit të ajrit përtej treguesit
që është ndezur plotësisht. Përndryshe çelësi i
kontrollit të vëllimit të ajrit mund të mos punojë më.
169 SHQIP
për ta fikur.
loading