Skil 0581 Manual Original página 209

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 67
dhe anës së brendshme të depozitës për të lejuar
hapësirë për zgjerimin.
- mos pëprdorni kurrë vaj të ricikluar/të vjetër
! përdorni vetëm vaj zinxhiri të biodegradueshëm
On/off y
- ndizni mjetin duke shtypur së pari çelësin e sigurisë B
dhe më pas tërhiqni çelësin e aktivizimit L
- fikeni mjetin duke lëshuar çelësin L
! Mos e ndaloni motorsekën pasi keni sharruar duke
aktivizuar mbrojtësen e dorezës përpara D 2 (=
frenim nga goditja mbrapsht)
Frena nga goditja mbrapsht u
Frena nga goditja mbrapsht është një mekanizëm
sigurie që aktivizohet nëpërmjet mbrojtëses së dorezës
përpara D, kur ndodh goditja mbrapsht ->zinxhiri ndalon
menjëherë. Funksioni i mëposhtëm duhet të kontrollohet
rregullisht:
- shtyjeni përpara mbrojtësen e dorezës D dhe ndizeni
motorsekën -> zinxhiri nuk duhet të niset
- për të çaktivizuar frenën nga goditja mbrapsht, lëshoni
çelësin aktivizues L dhe tërhiqni mbrapa mbrojtësen e
dorezës D
Funksionimi i veglës
- mbajeni gjithnjë motorsekën fort me të dyja duart
(dorezën përpara C me dorën e majtë dhe dorezën
mbrapa A me dorën e djathtë); asnjëherë mos e
përdorni motorsekën vetëm me një dorë ia
! zinxhiri duhet të punojë në shpejtësi maksimale
para se të ketë kontakt me drurin
- përdorni dhëmbët e kapjes X për ta fiksuar sharrën në
dru para se të filloni të prisni ia
- përdorni dhëmbët e kapjes si pikë shtytëse (Þ) ndërsa
prisni ia
- rivendosni dhëmbët e kapjes në një pikë më të ulët
kur sharroni trungje më të trashë, duke e tërhequr
motorsekën paksa mbrapa derisa të lirohen dhëmbët e
kapjes, më pas ripozicionojeni në nivel më të poshtëm
për të vazhduar sharrimin; mos e hiqni sharrën komplet
nga druri
- mos ushtroni forcë në zinxhir ndërsa sharroni; lëreni
zinxhirin të bëjë punën, duke përdorur dhëmbët kapës
X për të ushtruar presion minimal shtytës
- përdoreni motorsekën vetëm duke i pozicionuar mirë
këmbët
- mbajeni motorsekën në anën e djathtë të trupit ib
- mos e përdorni asnjëherë motorsekën mbi lartësinë e
shpatullave ic
- mos e përdorni motorsekën duke i zgjatur plotësisht
krahët ose mos u përpiqni të sharroni në vende që mezi
arrihen, ose ndërsa keni hipur në shkallë id
- sharrimi është më optimal kur shpejtësia e zinxhirit
mbetet e qëndrueshme gjatë prerjes
! bëni kujdes kur arrini në fund të prerjes; pesha
e sharrës mund të ndryshojë papritur ndërsa
sharroni pemë (mund të ndodhin aksidente në
këmbë dhe duar)
! hiqeni gjithmonë sharrën nga një prerje në dru kur
sharra është në punë
Sharrimi i trungjeve
- mbështetini trungjet në mënyrë që dy anët e prerjes të
mos mbyllen mes njëra-tjetrës, gjë e cila mund të bëjë
që motorseka të bllokohet ose kafshohet
- poziciononi dhe vendosni trungjet e shkurtra në mënyrë
të sigurt para se të sharroni
- kur sharroni, bëni gjithnjë kujdes që të shmangni
goditjen e gurëve, gozhdëve etj. pasi këto mund të
kërcejnë drejt jush ose të shkaktojnë dëmtime në
motorsekë ose të dëmtojnë rëndë operatorin ose
kalimtarët
! mbajeni larg nga gardhet me tela ose nga toka
motorsekën ndërsa është në punë
- prerjet në formë gjatësore duhet të bëhen me kujdes,
pasi shtytja me dhëmbët kapës X 2‚ nuk është e
mundur; sharroni në kënd të rrafshët për të shmangur
goditjen mbrapsht
- ekziston rreziku i lartë i aksidenteve kur sharroni
dru, degë ose pemë që janë nën tension; bëni
jashtëzakonisht kujdes (lëruani punët e tilla të sharrimit
profesionistëve)
Copëtimi i një trungu (prerja e një trungu në gjatësi)
- kur është e mundur, trungu duhet të ngrihet dhe të
mbështetet me këmbë, trungje ose pengesa
- është e rëndësishme të siguroheni që këmbët t'i keni
pozicionuara mirë dhe që pesha të jetë e shpërndarë
njëlloj në të dyja këmbët
- kur trungu mbështetet në gjithë gjatësinë e tij siç
tregohet në figurë, ai pritet nga sipër (prerje lart) oa
- kur trungu mbështetet në njërën anë siç tregohet në
figurë, pritni 1/3 e diametrit nga ana e poshtme (prerje
poshtë); më pas bëni prerjen e përfunduar duke
sharruar për të arritur te prerja e parë ob
- kur trungu mbështetet në të dyja anët siç tregohet në
figurë, prisni 1/3 e diametrit nga sipër (prerje lart); më
pas bëni prerjen e përfunduar duke prerë nga poshtë
pjesën 2/3 të poshtme për të arritur prerjen e parë oc
- kur sharroni në pjerrësi, gjithmonë qëndroni në anën e
sipërme të trungut
- ndërsa "sharroni tejpërtej", për të ruajtur kotnrollin e
plotë, lironi presionin e prerjes pranë fundit të prerjes,
duke i mbajtur ende fort dorezat e motorsekës
! mos lejoni që zinxhiri të bjerë në kontakt me tokën
- pasi të keni përfunduar prerjen, prisni që zinxhiri të
ndalojë para se ta lëvizni motorsekën
- gjithmonë ndalojeni motorin para se të kaloni nga pema
në pemë
Prerja e pemëve p
! motorseka mund të përdoret prë të prerë pemë
me diametër më të vogël se gjatësia e fletës së
zinxhirit
! zona e sigurt e punës; sigurohuni që asnjë person
ose kafshë të mos ndodhet pranë pemës që po bie
! mos u përpiqni asnjëherë ta lironi një sharrë
që është bllokuar ndërsa motori është në punë;
përdorni pyka druri për ta liruar zinxhirin dhe
fletën e zinxhirit
! mbani gjithmonë kaskë për të mbrojtur kokën nga
degët që bien
PARA RRËZIMIT TË PEMËS:
- kur punët e prerjes dhe sharrimit bëhen nga dy ose më
shumë persona njëkohësisht, puna e rrëzimit të pemës
duhet të ndahet nga puna e prerjeve në copa me një
distancë prej të paktën sa dyfishi i gjatësisë së pemës
që po rrëzohet
- pemët nuk duhet të priten në një mënyrë që do të
vinin në rrezik dikë, ose që do të godisnin ndonjë linjë
utilitetesh ose që do të shkaktonin ndonjë dëmtim
209
loading