PARALAJMËRIME PËR
PËRDORIMIN
•
Mos e çmontoni ose mos
u mundoni ta rindërtoni
frigoriferin, mos e dëmtoni
qarkun e ftohjes; shërbimet e
mirëmbajtjes së pajisjes duhet të
bëhen nga një specialist.
•
Nëse kordoni i energjisë
është dëmtuar, ai duhet të
ndërrohet nga prodhuesi, nga
departamenti i mirëmbajtjes ose
nga profesionistët përkatës për
të shmangur rreziqet.
•
Hapësirat midis kapakut të
frigoriferit dhe trupit janë të
vogla. Për të mos i shtypur
duart, mos i futni duart në këto
hapësira. Për të mos rrëzuar
artikuj, ju lutemi ta hapni me
kujdes derën e frigoriferit.
•
Për të shmangur ngricat, mos
i merrni ushqimet ose enët me
duar të lagura në dhomën e
ngrirjes kur frigoriferi është në
punë, sidomos enët metalike.
•
Për të parandaluar rrezikun që
fëmijët të bllokohen brenda
frigoriferit ose të rrëzohen duke
rënë nga frigoriferi, mos i lini të
hyjnë ose të hipin në frigorifer.
•
Mos e spërkatni ose mos e
lani me shumë ujë frigoriferin;
mos e vendosni frigoriferin në
vende me lagështi ku mund
të spërkatet lehtë me ujë në
mënyrë që të mos dëmtoni
karakteristikat e izolimit elektrik
të frigoriferit.
•
Mos vendosni objekte të rënda
sipër frigoriferit, pasi objektet
mund të bjen kur hapni derën
dhe mund të ndodhin dëmtime
aksidentale.
•
Nëse ka ndërprerje energjie ose
kur e pastroni, hiqeni spinën nga
priza. Mos e lidhni frigoriferin
me energjinë elektrike për
pesë minuta për të parandaluar
dëmtime të kompresorit
për shkak të ndezjeve të
njëpasnjëshme.
AL-9