1
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
dhe mjedisin
1.2 Përputhja me rregulloret WEEE dhe asgjësimi i
produktit
Ky produkt i përmbahet Direktivës WEEE të BE (2012/19/EU). Ky
produkt mbart një simbol klasifikimi për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe
elektronike (WEEE).
Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale me cilësi
të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme
për riciklim. Mos e hidhni produktin bashkë me mbeturinat
shtëpiake ose mbeturinat e tjera në fund të jetës së tij. Çojeni
në një qendër grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike
dhe elektronike. Ju lutem konsultohuni me autoritetet lokale për të mësuar
më shumë rreth këtyre qendrave të grumbullimit.
1.3 Pajtimi me direktivën RoHS
Produkti që keni blerë i përmbahet Direktivës RoHS të BE (2011/65/EU).
Nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të përcaktuara në
Direktivë.
1.4 Informacione për paketimin
Paketimi i produktit është bërë me materiale të riciklueshme në
përputhje me Legjislacionin kombëtar. Mos i hidhni mbeturinat e
paketimit me mbeturinat shtëpiake ose me mbeturina të tjera,
por hidhini në zonat e grumbullimit të paketimit të specifikuara
nga autoritetet lokale.
1.5 Çfarë të bëni për kursimin e energjisë
Gjatë përdorimit, ndiqni kohët e rekomanduara në manual. Hiqni nga priza
kabllin e pajisjes pas përdorimit.
152 / SQ
Blender dore / Manuali i përdorimit