SKIL MASTERS F0155940 Serie Manual Original página 145

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 44
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
PAS PËRDORImIt
• Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
• Pas fikjes së sharrës rrethore, mos e ndaloni kurrë
rrotullimin e lamës së sharrës duke ushtruar një forcë
anësore
PËRDORImI
• Ndërrimi i thikës së sharrës 3
! hiqni spinën
- shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues A dhe
mbajeni kur të hiqni bulonin e lamës B me çelësin e
lamës C
! shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues A
vetëm kur vegla të jetë e palëvizshme
- lëshoni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues A
- hiqni fllanxhën D
- hapni mbrojtësen e poshtme E me levën F dhe
mbajeni ndërsa ndryshoni lamën e sharrës me
dhëmbëzat dhe shigjetën e printuar mbi lamë në të
njëjtin drejtim si shigjeta në mbrojtësen e poshtme
- lëshoni mbrojtësen e poshtme E
- montoni fllanxhën D
! sigurohuni që sipëfaqet shtrënguese G të
fllanxhave janë plotësisht të pastra dhe janë
përballë lamës
- shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues A dhe
mbajeni ndërsa shtrëngoni bulonin e lamës me çelësin
e lamës 1/8 rrotullim pas shtrëngimit me dorë (siguron
rrëshqitjen e lamës së sharrës kur ndesh rezistencë të
madhe duke zvogëluar mbingarkesën e motorit dhe
goditjen e kthimit të sharrës)
- lëshoni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues A
• Rregullimi i thellësisë së prerjes (0-40 mm) 4
- për një prerje me cilësi optimale, lama e sharrës nuk
duhet të zgjatet më shumë se 3 mm poshtë materialit
të punës
- lironi çelësin H
- ngrini/ulni këmbëzën J deri sa të caktohet thellësia e
dëshiruar e prerjes në shkallë me anë të treguesit K
- shtrëngoni çelësin H
• Rregullimi i këndit të prerjes (0-45°) 5
- lironi çelësin L
- anoni veglën deri sa të caktohet këndi i dëshiruar i
prerjes në shkallë me anë të treguesit M
- shtrëngoni çelësin L
! për prerje të pjerrëta, thellësia e prerjes nuk
përputhet me vlerën në shkallën e thellësisë së
prerjes
• Kontrolli i këndit të prerjes 90° 5
- rregulloni dhe shtrëngoni këmbëzën J në maksimumin
e thellësisë së prerjes 4
- rregulloni dhe shtrëngoni këndin e prejes në 0°
- kontrolloni për një kënd 90° midis lamës dhe fundit të
këmbëzës me një katror
• Streha e rregullueshme e linjës së sharrës N 6
- për drejtimin e veglës në vijën e dëshiruar të prerjes të
shënuar në materialin e punës
- për një prerje të drejtë 0° ose të pjerrët 45° përdorni
vijën e treguesit përkatës
! pjesa e gjerë e këmbëzës duhet të qëndrojë në
pjesën e mbështetur të materialit
- mund të rregullohet që t'ju lejojë të zgjidhni nëse
materialet e mbetjeve do të jenë në anën e brendshme
ose të jashtme të thikës
! gjerësia e prerjes përcaktohet nga gjerësia e
dhëmbëzave të lamës dhe jo nga gjerësia e trupit
të lamës
! bëni gjithmonë prerje provë në fillim për të
verifikuar vijën aktuale të prerjes
• Thithja e pluhurave
- lidhni fshesën me korrent në pjesën e zgjatimit P 7
! mos lejoni kurrë që tubi i fshesës me korrent të
ndërhyjë në mbrojtësen e poshtme ose gjatë
veprimit të prerjes
- ju mund të përdorni edhe një qese për pluhurat
(aksesori 2610387402 nga SKIL)
! mos përdorni një qese pluhurash/fshesë me
korrent kur prisni metale
• Funksionimi i veglës 7
- lidhni spinën me burimin e energjisë
- mbajeni gjithmonë fort dorezën Q me një dorë dhe
dorezën R me dorën tjetër
- vendoseni veglën me pjesën e përparme të këmbëzës
rrafsh me materialin e punës
! sigurohuni që dhëmbëzat e sharrës të mos jenë
në kontakt me materialin e punës
- ndizni veglën duke shtypur në fillim çelësin S (=
çelësin e sigurisë që nuk mund të bllokohet) dhe më
pas tërhiqni çelësin e aktivizimit T
! vegla duhet të arrijë shpejtësinë e plotë para të
lama të hyjë në materialin e punës
- mbrojtësja e poshtme E hapet automatikisht kur lama
e sharrës hyn në materialin e punës (hapni mbrojtësen
e poshtme në mënyrë manuale duke përdorur levën F
vetëm për prerje të veçanta si prerje me zhytje)
! mos e sforconi pajisjen (ushtroni trysni të lehtë dhe
në vazhdim për të shmangur mbinxehjen e majave të
thikave dhe, në rast të prerjes së plastikës, shkrirjen e
materialit plastik)
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- pasi të përfundoni prerjen, fikeni veglën duke lëshuar
çelësin T
! sigurohuni që lama të ketë ndaluar plotësisht
para se ta hiqni veglën nga materiali i punës
kËSHILLË PËR PËRDORImIN
• Vendoseni gjithmonë poshtë anën më të mirë të
materialit për të siguruar krijimin minimal të ashklave
• Kur të përdorni shufrën e drejtimit (aksesori 2610Z04064
nga SKIL) në kombinim me përshtatësin, thellësia e
prerjes do të ulet me 14 mm për prerjet 90° si dhe për ato
45°
• Përdorni vetëm lama të mprehta si dhe të llojit të duhur 8
- cilësia e prerjes rritet sipas numrit të dhëmbëzave
- lamat me maja karbidi qëndrojnë të mprehta deri 30
herë më shumë se sa lamat e zakonshme
145
Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

5940

Tabla de contenido