e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të
këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment.
Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së
punës në situata të papritura.
f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje të
gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe
dorashkat larg nga pjesët lëvizëse. Veshjet e gjera,
bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët
në lëvizje.
g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të
mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni
që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet.
Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë
rreziqet në lidhje me pluhurat.
h) Mos lejoni që familjarizimi i fituar nga përdorimi i
shpeshtë i veglave t'ju lejojë të tregoheni të
vetëkënaqur dhe të shpërfillni parimet e sigurisë për
pajisjet. Një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë
dëmtime të rënda në më pak se një sekondë.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni
veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e
punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe
më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e
projektuar.
b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez
apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet
me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të
riparohet.
c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose
baterinë nga vegla e punës para se të bëni
rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të
ruani veglat e punës. Këto masa parandaluese të
sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së
punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni
personat e pamësuar me veglën e punës ose këto
udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës
janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për
mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse,
thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të
ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse
dëmtohet, riparojeni veglën e punës para
përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e
punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta.
Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta
kanë më pak mundësi për t'u bllokuar dhe janë më të
lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj.
në përputhje me këto udhëzime, duke marrë
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme
nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të thata,
të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe
sipërfaqet ku mbaheni, kur janë të rrëshqitshme, nuk ju
lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të
sigurt pajisjen në situata të papritura.
5) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
PARALAJMËRIMET SHTESË PËR SIGURINË
SIGURIA PERSONALE
• Mos i fryni kurrë copat në drejtim të personave përreth
• Mos fryni e thithni materiale që janë të rrezikshme
për shëndetin e njerëzve (si pluhurat nga druri i ahut
ose lisit, pluhuri i betonit, asbesti)
• Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
• Mbani një maskë për pluhurat kur punoni në një mjedis
me pluhura
• Hiqeni gjithmonë spinën nga priza elektrike gjatë
pushimeve në punë ose para pastrimit, mirëmbajtjes,
kryerjes së rregullimeve dhe ndryshimit të aksesorëve,
për të minimizuar rrezikun e aktivizimit të veglës
aksidentalisht
SIGURIA ELEKTRIKE
• Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
• Mos fryni ose thithni lëngje (depërtimi i lëngjeve rrit
rrezikun e goditjeve elektrike)
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
• Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqeni spinën nga burimi i
energjisë nëse kordoni elektrik ose kordoni zgjatues
është prerë, dëmtuar ose ngatërruar (mos e prekni
kordonin para se të hiqni spinën)
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
PARA PËRDORIMIT
• Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi
dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i
kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen
• Gjatë thithjes, mos e përdorni kurrë pajisjen pa vendosur
qesen e pluhurave
• Kontrolloni rregullisht qesen e pluhurave për konsum ose
dëmtime
GJATË PËRDORIMIT
• Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme
të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga
vegla
• Sigurohuni gjithmonë që të çarat e ajrimit të jenë të
pastra nga copërat e mbetura
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Mbani syze mbrojtëse
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
80