Skil F0152055 Serie Manual Original página 114

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 38
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj.
në përputhje me këto udhëzime, duke marrë
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme
nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
h) mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të thata,
të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe
sipërfaqet ku mbaheni, kur janë të rrëshqitshme, nuk ju
lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të
sigurt pajisjen në situata të papritura.
5) PËrdorImI dHe KuJdesI PËr VeglËn me BaterI
a) Karikojeni vetëm me karikuesin e përcaktuar nga
prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një
lloj baterie mund të krijojë rrezik për zjarr kur përdoret me
një bateri tjetër.
b) Përdorni veglat e punës vetëm me bateritë e
përcaktuara respektivisht. Përdorimi i çdo baterie tjetër
mund të krijojë rrezik për dëmtime dhe zjarr.
c) Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg nga
objektet e tjera metalike si kapëset e letrës,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e
tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen e
një terminali me terminalin tjetër. Lidhja e shkurtër e
terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose
zjarr.
d) në kushte abuzimi, nga bateria mund të rrjedhin
lëngje; shmangni kontaktin me to. në rast se ndodh
aksidentalisht kontakti, shpëlajeni me ujë. në rast
se lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe
ndihmë mjekësore. Lëngu i rrjedhur nga bateria mund
të shkaktojë acarime ose djegie.
e) mos e përdorni një pako baterish ose një vegël që
është e dëmtuar apo e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të
paparashikuara, duke shkaktuar zjarr, shpërthim ose
rrezik për lëndimin tuaj.
f) mos e ekspozoni një pako baterish ose një vegël
ndaj zjarrit ose temperaturës shumë të lartë.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose një temperature mbi 130°C
mund të shkaktojë shpërthim.
g) ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos e
karikoni pakon e baterive ose veglën jashtë gamës
së temperaturës që specifikohet tek udhëzimet.
Karikimi i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë
gamën së specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të
rritë rrezikun për zjarr.
6) sHËrBImI
a) shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) mos kryeni asnjëherë shërbimin për pakot e
baterive. Shërbimi për pakot e baterive duhet të kryhet
vetëm nga prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të
shërbimit.
udHËZImet e sIgurIsË PËr PIstoletat e
sIlIKonIt me BaterI
• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e karikuesit (karikuesit e
kategorisë 230 V ose 240 V mund të lidhen gjithashtu me
një burim energjie 220 V)
• Në rast defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë
pajisjen ose hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët e duhur që mund të
merren nga shitësi i SKIL
ndËrrImI I BaterIVe
• Ky karikues mund të përdoret
nga fëmijët e moshës 8 vjeç e
sipër dhe nga personat që
kanë kufizime fizike, ndijore
ose mendore ose mungesë
eksperience ose njohurish
nëse një person përgjegjës
për sigurinë e tyre i monitoron
ose i ka udhëzuar për
përdorimin në mënyrë të sigurt
të karikuesit dhe ata i kanë
kuptuar rreziqet përkatëse (në
rast të kundërt, ekziston rreziku i
gabimeve dhe i dëmtimeve gjatë
përdorimit)
• monitoroni fëmijët (kjo do të
garantojë që fëmijët të mos luajnë
me karikuesin)
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi për karikuesin e
baterisë nuk duhet të kryhet
nga fëmijët të pamonitoruar
• Përdorni vetëm karikuesin 2610395914 nga SKIL dhe
baterinë/bateritë 2610397604 nga SKIL për këtë vegel
• Ndërroni baterinë vetëm me karikuesin që është siguruar
me veglën
• Mos i prekni kontaktet në karikues
• Mos e karikoni baterinë në mjedise me lagështi ose të
njoma
• Mos e ekspozoni veglën/karikuesin/baterinë në shi
• Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj
mos i digjni bateritë për asnjë arsye
• Mos e përdorni karikuesin nëse është i dëmtuar; çojeni te
një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të shërbimit të
SKIL për një kontroll të sigurisë
• Mos e përdorni karikuesin kur kordoni ose spina janë të
dëmtuara; kordoni ose spina duhet të zëvendësohen
menjëherë në një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të
shërbimit të SKIL
• Mos e përdorni baterinë nëse është e dëmtuar; ajo duhet
të zëvendësohet menjëherë
• Mos e çmontoni karikuesin ose baterinë
• Mos u përpiqni të karikoni bateri të pakarikueshme me
një karikues
• Lejohet temperatura e ambientit (vegël/karikuesin/bateri):
- kur karikoni 0...+45°C
- gjatë punës –20...+50°C
- gjatë magazinimit –20...+50°C
114
Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Masters 2055

Tabla de contenido