pulpë të tepruar. Në rast se enët janë përplot, shkyqni pajisjen me buton, hiqni kabllin nga priza
dhe përdorni pajisjen pasi që ta keni pastruar.
5. Asnjëherë mos e hapni kapakun dhe mos i vendosni gishtat ose gjësendet në vrimën për ushqim
deri sa pajisja të jetë duke punuar ose deri sa kablli është i kyqur në prizë sepse me këtë rrezikoni
veten dhe mund të dëmtoni aparatin.
6. Për të zgjatur kohën e punës së pajisjes, motori është i pajisur me sistem për mbrojtje nga
tejngrohja. Në rast se motori punon për një kohë të gjatë ose është i stërngarkuar, pajisja do të
shkyqet automatikisht nëse tejngrohet. Kur motori të ndalojë së punuari, hiqni kabllin nga rryma,
pritni që motori të ftohet (rreth 30 min) dhe menjëherë përdorni pajisjen.
7. Mos i lini fëmijët pa mbikëqyrje deri sa aparati të jetë duke punuar.
8. Mos e ngarkoni dhe stërngarkoni pajisjen nëse është në funksion të përzierjes ose bluarjes.
9. Para derdhjes së lëngut nga shtrydhësi hiqni kabllin nga priza.
10. Mos i lani me duar prerësit në pajisje. Lani nën vrushkull të ujit.
11. Pajisja nuk guxon të përdoret për qëllime të tjera përveç atyre që janë përshkruar më lartë.
12. Mos e përdorni pajisjen nëse është e dëmtuar ose ka ndaluar së punuari në mënyrë të rregullt
në cfarëdo mënyre. Për të parandaluar çfarëdo rreziku, asnjëherë mos provoni që vetë të rregulloni
pajisjen. Dërgone në servisin e autorizuar për kontroll dhe riparim.
13.Mos e futni ushqimin në vrimë për ushqim me gishtërinj deri sa pajisja është duke punuar. Në
rast se ushqimi ngec në vrimën për ushqim, përdorni shtypësin. Nëse shtypësi nuk mund të
ndihmojë, shkyqni pajisjen, hiqeni kabllin nga rryma pastaj cmontoni shtrydhësin për të hequr
mbeturinat e ushqimit.
MIRËMBAJTJA DHE PASTRIMI
1. Motori gjithmonë duhet të jetë i thatë dhe i pastër. Gjithmonë mbani motorin të thatë dhe të
pastër.
2. Nëse nuk përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, vendoseni në vend të thatë me ventilim të
mirë, për të parandaluar paraqitjen e lagështisë dhe mykut në motor.
3. Mos vendosni pajisjen në enëlarëse. Pastroni pajisjen vetëm me leckë të lagur. Pjesët siç është
shtypësi, vrima për ushqim, ena për grumbullimin e lëngut, ena për pulpë, ibriku për lëng,
filteri, mund ta lani nën vrushkull të ujit.
4. Sqepi me sistemin kundër pikjes është i cmontueshëm dhe mund të lahet në enëlarëse.
5. Disa perime, siç janë karrotat, mund të shkaktojë ndryshimin e ngjyrës së plastikës.
Parandaloni këtë me larjen e pjesëve menjëherë pas përdorimit edhe atë me vendosjen e sasisë
së vogël të preparateve joabrazive në leckë. Pastroni lehtë, lani mirë me ujë dhe thani.