Asistenca E Klientit Dhe Garancia - Imetec SM3 900 Instrucciones De Uso

Tostadora/grill
Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 17
tek shitësi, në momentin e blerjes së një pajisjeje të re të të njëjtit tip. Përdoruesi mund t'i
dorëzojë gjithashtu produktet elektronike me madhësi më të vogël se 25 cm tek shitësit e
produkteve elektronike që kanë një sipërfaqe shitjesh prej të paktën 400 m
pa detyrim blerjeje. Mbledhja e duhur e diferencuar për rindezjen e mëtejshme te aparatit që
do të riciklohet, trajtohet dhe eliminohet në respektim të ambientit, kontribuon në shmangien
e efekteve të mundshme negative për ambientin dhe mbi shëndetin dhe ripërdorimin ose
riciklimin e materialeve me të cilat përbëhet aparati.
Pajisja ka një garanci për një periudhë dy vjeçare nga data e dorëzimit. Periudha e garancisë
fillon nga data që shfaqet mbi mandat/faturë (nëse lexohet qartë), për sa kohë që klienti nuk
vërteton që pajisja është dorëzuar në një datë më të vonë.
Në rast defekti të produktit para datës së dorëzimit, garantohet riparimi ose ndërrimi i tij
pa shpenzime, përveç rasteve kur një nga zgjidhjet rezulton e tepërt ndaj tjetrës. Blerësit i
kërkohet të denoncojë mungesën e konformitetit pranë një qendre të autorizuar shërbimi,
brenda dy muajsh nga zbulimi i vetë defektit.
Garancia nuk i mbulon të gjitha pjesët që kanë pësuar defekt si pasojë e rasteve të
mëposhtme:
SQ
a. dëme nga transporti ose rënia aksidentale e produktit përtokë,
b. instalimi i gabuar ose papërshtatshmëria e sistemit elektrik,
c. riparimet ose ndryshimet e kryera nga persona të paautorizuar,
d. mirëmbajtja dhe pastrimi i pamjaftueshëm ose i pasaktë,
e. produkte dhe/ose pjesë të produkteve të konsumuara dhe/ose të konsumueshme, duke
përfshirë edhe kohën e reduktuar të punës së baterive (nëse janë instaluar), për shkak
të përdorimit ose vjetërsisë,
f. mosrespektimit të udhëzimeve për funksionimin e aparatit, neglizhencës ose
mosmirëmbajtje në përdorim,
g. mbushja e pajisjes ose përdorimi i saj me ushqime që janë shprehimisht të ndaluara në
udhëzime (ushqime të forta, të nxehta të thata, etj.),
h. përdorimi me sasi ushqimesh më të mëdha se sa është dhënë tek udhëzimet,
i. përdorimi duke tejkaluar afatet e këshilluara kohore,
j. futja aksidentale e lëngjeve në bazën e motorit, shkaktuar nga keqpërdorimi,
k. një kabëll i përdredhur ose shumë i përthyer, për shkak të neglizhencës.
Lista e mësipërme jepet si shembull dhe nuk është e plotë, pasi kjo garanci nuk vlen për çdo
rrethanë që nuk lidhet me defekte prodhimi të pajisjes.
Garancia përjashtohet gjithashtu edhe në rastin e përdorimit të papërshtatshëm të pajisjes
si dhe në rastet e përdorimeve profesionale.
Prodhuesi e refuzon përgjegjësinë për çdo dëmtim që mund t'u jetë shkaktuar në mënyrë të
drejtpërdrejtë ose jo, njerëzve, pronës ose kafshëve shtëpiake, si rezultat i mosrespektimit
të gjithë udhëzimeve që përmban "Broshura e udhëzimeve dhe paralajmërimeve" lidhur me
instalimin, përdorimin dhe mirëmbajtjen.
Kjo nuk vlen për veprimet e garancisë kontraktuale të shitësit.
Shërbimi i pajisjes
Riparimi i pajisjes duhet të kryhet pranë një qendre asistence të autorizuar. Nëse është
brenda garancisë, pajisja me defekt duhet të dërgohet pranë qendrës së shërbimit së bashku
me vërtetimin e blerjes që tregon datën e blerjes ose të dorëzimit.
56

ASISTENCA E KLIENTIT DHE GARANCIA

pa pagesë dhe
2

Capítulos

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

N6701

Tabla de contenido