h) Mos lejoni që njohja së tepërmi nga përdorimi i
shpeshtë i pajisjeve t'ju bëjë të ndiheni tepër të
sigurt te vetja dhe të shpërfillni parimet e sigurisë.
Një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë dëmtime
të rënda në më pak se një sekondë.
3) Përdorimi i pajisjes dhe kujdesi për të
a) Mos ushtroni forcë në pajisje. Përdorni pajisjen
e duhur në varësi të aplikimit. Pajisja e duhur do ta
bëjë punën më mirë dhe në mënyrë më të sigurt me
shpejtësinë për të cilën është krijuar.
b) Mos e përdorni pajisjen nëse çelësi nuk ndizet dhe
fiket. Çdo pajisje që nuk mund të kontrollohet me çelës
është e rrezikshme dhe duhet riparuar.
c) Shkëputeni spinën nga energjia dhe/ose bateria,
nëse mund të hiqet, të pajisjes para se të bëni
rregullime, para se të ndryshoni aksesorët ose para
se t'i magazinoni pajisjet. Këto masa parandaluese
sigurie ulin rrezikun që pajisja të ndizet padashur.
d) Mbajini pajisjet e ndezura larg fëmijëve dhe mos
lejoni që personat që nuk e njohin pajisjen ose nuk i
dinë këto udhëzime ta përdorin pajisjen. Pajisjet janë
të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbajini pajisjet dhe aksesorët. Kontrolloni për
mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse,
thyerje të pjesëve dhe për çdo problem tjetër që
mund të ndikojë te funksionimi i pajisjes. Nëse
është dëmtuar, riparojeni pajisjen para se ta
përdorni. Shumë aksidente shkaktohen ngaqë pajisjet
nuk mirëmbahen siç duhet.
f) Përdorini pajisjen, aksesorët dhe aksesorët e
pajisjes etj. në përputhje me këto udhëzime, duke
marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do
të bëhet. Përdorimi i pajisjes për punë të ndryshme
nga ato për të cilat është bërë mund të sjellë situata të
rrezikshme.
g) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të
thata, të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe
sipërfaqet e kapjes të rrëshqitshme nuk lejojnë kapjen
dhe kontrollimin e sigurt të pajisjes në situata të papritura.
4) Përdorimi dhe kujdesi për pajisjen me bateri
a) Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar nga
prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një
lloj baterie mund të krijojë rrezik për zjarr kur përdoret me
një bateri tjetër.
b) Përdorini pajisjet vetëm me bateri që janë krijuar
specifikisht për to. Përdorimi i çdo baterie tjetër mund
të krijojë rrezik për dëmtime dhe zjarr.
c) Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike si kapëset e letrës,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e
tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen
e një terminali me terminalin tjetër. Bashkimi i
terminaleve së bashku mund të shkaktojë djegie ose
zjarr.
d) Nëse kushtet janë të papërshtatshme, nga bateria
mund të dalin lëngje; shmangni kontaktin. Nëse
kontakti ndodh padashur, shpëlajeni me ujë. Nëse
lëngu ju bie në kontakt me sytë, kërkoni ndihmë
mjekësore. Lëngu që del nga bateria mund të shkaktojë
irritim ose djegie.
e) Mos përdorni bateri ose pajisje që janë dëmtuar
ose modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara
mund të shfaqin sjellje të paparashikuara, duke shkaktuar
zjarr, shpërthim ose rrezik dëmtimesh fizike.
f) Zbatoni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos
e karikoni baterinë ose pajisjen në temperatura
jashtë atyre që tregohen në udhëzime. Karikimi i
papërshtatshëm ose në temperatura jashtë gamën së
specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rritë rrezikun
për zjarr.
5) Shërbimi
a) Kërkojini një personi të kualifikuar që ta riparojë
pajisjen vetëm duke përdorur pjesë këmbimi të
njëjta. Kjo do të garantojë që të ruhet siguria e pajisjes.
b) Mos u mundoni asnjëherë t'i riparoni bateritë e
dëmtuara. Riparimi i baterive duhet të kryhet vetëm nga
prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
PARALAJMËRIME PËR SIGURINË E
VENTILATORIT
a) Mos lejoni që ventilatori të përdoret si lodër. Duhet
vëmendje e madhe kur përdoret nga fëmijët ose pranë
tyre.
b) Për të pakësuar rrezikun e dëmtimeve fizike dhe
goditjeve elektrike, ventilatori nuk duhet të përdoret
si lodër apo të vendoset në vende ku fëmijët e vegjël
mund ta arrijnë.
c) Mos i vendosni ventilatorët ose bateritë e tyre pranë
zjarrit ose nxehtësisë. Kjo do të pakësojë rrezikun e
zjarrit dhe dëmtimeve të mundshme.
d) Mbajeni ventilatorin dhe dorezën të thatë, të pastër
dhe pa vaj ose graso. Përdorni gjithnjë një leckë të
pastër kur pastroni. Asnjëherë mos përdorni vaj frenash,
benzinë, produkte të naftës ose hollues të tjerë për ta
pastruar ventilatorin. Zbatimi i këtij rregulli do të pakësojë
rrezikun e humbjes së kontrollit dhe dëmtimit të plastikës
së jashtme.
e) Bateritë mund të shpërthejnë në prani të një burimi
ndezjeje, si për shembull një dritë pilot. Për të ulur
rrezikun e dëmtimeve të rënda fizike, mos i përdorni
asnjëherë produktet me bateri në prani të një
flake. Nëse bateria shpërthen, ajo mund të çlirojë
mbetje dhe lëndë kimike. Nëse ekspozohet, shpëlajeni
menjëherë me ujë.
f) Mos e digjni baterinë, edhe nëse është dëmtuar
rëndë. Bateritë mund të shpërthejnë në zjarr.
g) Nuk duhet përdorur në kuzhinë.
h) Ruajini këto udhëzime. Referojuni atyre shpesh dhe
përdorini për t'i udhëzuar të tjerët që mund të duan
ta përdorin këtë ventilator. Nëse ia jepni borxh këtë
ventilator dikujt tjetër, jepini edhe këto udhëzime me
qëllim që të parandaloni keqpërdorimin e produktit dhe
dëmtimet e mundshme.
PARA PËRDORIMIT
•
Njihuni mirë me kontrollet dhe me përdorimin e duhur të
pajisjes
•
Kontrolloni funksionimin e mirë të pajisjes para çdo
përdorimi, dhe në rast se ka defekt, çojeni menjëherë
për riparim te një person i kualifikuar; asnjëherë mos e
hapni vetë
•
Mos e përdorni asnjëherë pajisjen nëse ka tub ose trup
me defekt
•
Ndërrojini pjesët e konsumuara ose të dëmtuara
•
Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të shtrënguara
për t'u siguruar që pajisja të punojë në gjendje të sigurt
94