Sharp KL-610TBLM-EU Manual De Instrucciones página 27

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 107
8 Pastrimi dhe mirëmbajtja
KUJDES: Sigurohuni që pajisja është hequr nga
priza ose siguresa është fikur para se të kryeni të
gjitha veprimet e pastrimit dhe mirëmbajtjes.
A) Koha e pastrimit dhe mirëmbajtjes
Aspiratori duhet të pastrohet dhe të mirëmbahet
rregullisht për të siguruar jetë të gjatë përdorimi dhe
performance.
Depozitimi i vajit dhe papastërtive në filtrat e aluminit
në aspirator mund të ndikojë në funksionimin normal.
Mbetjet e panevojshme të vajit në pjesët e brendshme
të pajisjes dhe në gypat e saj rrisin rrezikun e zjarrit.
Filtri (filtrat) e karbonit në brendësi të pjesës së
brendshme, që duhen për përdorimin pa gypa, mund
të përdoren për një kohëzgjatje të caktuar. Ato nuk
mund të lahen dhe të pastrohen. Prandaj, filtrat e
karboni duhet të zëvendësohen rregullisht. Ju mund
të siguroni filtrat e karbonit të përshtatshëm për
pajisjen Tuaj nga shitës të autorizuar.
• Filtrat e aluminit duhet të pastrohen çdo 2-3 javë.
Pastrimi dhe mirëmbajtja duhet të kryhen rregullisht
për të parandaluar formimin e mbetjeve të vajit në
dollapet e kuzhinës apo në mure.
B) Pastrimi i Aspiratorit
• Ndërprisni furnizimin me energji të aspiratorit duke
e hequr nga priza ose fikni siguresën.
• Mos pastroni aspiratorin me pajisje me avull apo
pastrues të tjerë që përdorin avull.
• Mos pastroni sipërfaqen e aspiratorit me materiale
të papërshtatshme për pastrim. Përndryshe, mund të
shfaqen ndryshime të ngjyrës së produktit.
• Sipërfaqja e jashtme e pajisjes duhet të pastrohet duke
përdorur pastrues për sipërfaqe inoksi dhe peceta të
buta. Pajisja duhet të thahet pasi të jetë pastruar. Pjesët
prej xhami të pajisjes duhet të pastrohen me një material
pastrues të përshtatshëm.
C) Hapja e panelit thithës anësore
periferik
Për të hequr panelin thithës anësor periferik,
mbajeni në pikat ballore majtas dhe djathtas dhe
tërhiqe drejt vetes .
D) Çmontimi i filtrit prej alumini
Shtypni prapa shulin e bllokimit të filtrit të aluminit
dhe shtyni tek pajisja për ta lëvizur.
E) Procesi i pastrimit
Fusni filtrin e aluminit në ujë të nxehtë me detergjentë
dhe prisni pak kohë;më pas pastrojini ato me furçë.
Shpëlajini me ujë të nxehtë pas pastrimit. Përsëriteni
këtë proces nëse është e nevojshme. Ju mund të
lani filtrat e aluminit në lavastovilje me program
normal me 55 gradë.
KUJDES: Tregoni kujdes që të mos dëmtoni
rrjetën ndërkohë që pastroni filtrat e aluminit.
Mund të shfaqen ndryshime në ngjyra tek filtrat
kur përdorni materiale pastruese të ashpra. Kjo
nuk e ndikon negativisht pajisjen dhe nuk shkakton
keqfunksionim të saj.
9 Ndërrimi i llambave
KUJDES: Shkëputeni aspiratorin nga
furnizimi me energji.
Lërini llambat të ftohen fillimisht pasi ato
mund tju djegin duart pasi janë të nxehta.
Ndërrimi i llambës
Për të ndërruar llambën, hiqni kapakun prej qelqi mbi
llambë me një objekt që nuk e gërvisht sipërfaqen e
produktit, siç tregohet në Figurën 6. Hiqni llambën
duke e shtyrë poshtë, dhe zëvendësojeni atë me një
të re.
12
Figura 6
loading

Este manual también es adecuado para:

Kl-910tbmh-eu