VOX electronics MWH MD20 Manual De Uso página 204

UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË
Për zvogëlimin e rrezikut nga zjarri, goditja elektrike,
dëmtimet fizike ose eksponimi i tepërt ndaj energjisë
mikrovalore gjatë përdorimit të pajisjes, ju lutemi që t'i
përmbaheni masave themelore të sigurisë, duke përfshirë si
në vazhdim:
1. Lexoni dhe përmbajuni MASAVE TË SIGURISË PËR
PARANDALIMIN E EKSPONIMIT TË TEPËRT NDAJ
ENERGJISË MIKROVALORE".
2. Këtë pajisje mund ta përdorin fëmijët më të moshuar se 8
vjeç, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, shqisore
ose mendore ose me mungesë të përvojës dhe njohurive,
nëse janë nën mbikëqyrje ose nëse posedojnë instruksione
për përdorimin e aparatit në mënyrë të sigurtë dhe nëse
kuptojnë rreziqet rreth përdorimit. Fëmijët nuk duhet të luajnë
me aparatin. Pastrimin dhe mirëmbajtjen nuk duhet ta bëjnë
fëmijët e moshës nën 8 vjeç dhe nëse nuk kanë mbikëqyrje.
3. Mbani aparatin dhe kabllin e tij largë nga fëmijët më të
vegjël se 8 vjeç.
4. Nëse kablli i rrymës është i dëmtuar, atë duhet ta ndërrojë
prodhuesi, servisi ose personi me kualifikim të duhur për të
parandaluar lëndimet. ( Për pajisje me shtojcën Y)
5. VËREJTJE: Sigurohuni që pajisja të jetë e shkyqur para
ndërrimit të llambës për të parandaluar mundësinë e goditjes
elektrike.
6. VËREJTJE: Është rrezik që personat e pakualifikuar të
bëjnë çfarëdo riparimesh ose riparime të cilat përfshijnë
heqjen e kapakut që mbron nga eksponimi ndaj energjisë
mikrovalore.
7. VËREJTJE: Lëngjet dhe ushqimi tjetër nuk duhet të
ngrohet në enë të mbyllura sepse mund të eksplodojnë.
3
loading