Zanussi ZHC62652XA Manual De Instrucciones página 79

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 25
Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse
të eneve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të
poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak
se 50cm në rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më
pak se 65cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të
përziera. Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të
gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe,
duhet të mbahet gjithnjë parasysh.
MIRËMBAJTJA
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose
mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma
elektrike duke hequr spinën ose duke ulur
siguresës e përgjithshme të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën
me të njëjtën kohëzgjatje që kryehet mirëmbajtja e
filtrave të yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga
jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me
ilaç larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese.
MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes! Mosrespektimi i rregullave të
pastërtisë së pajisjes dhe të zëvendësimit të
filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të
zbatoni udhëzimet e dhëna. Shoqëria nuk mban
përgjegjësi për dëme të mundshme tek motorri,
për zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja
apo nga moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.
Filtri antiyndyrë - Filtri antiyndyrë metalik duhet
të pastrohet një herë në muaj me detergjentë
jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me
temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër. Kur
lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund
të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit nuk
ndryshojnë aspak.
Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet
Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi
pak a shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe
rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës. Sidoqoftë
është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo
katër muaj.
NUK mund të lahet dhe të rivendoset.
www.zanussi.com
KOMANDIMET
Oxhaku është i pajisur me një panel komandimi me
kontroll të shpejtësisë së thithjes dhe kontroll të
ndjezjes së dritës për ndriçimin e pllakës së gatimit.
1
2
1. ON/OFF dritat
2. OFF motorët
3. - 4. - 5. Fuqia thithëse minimale (3.), e
mesme(4.), maksimale (5.).
Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqëndrimi
të veçantë të avujve të gatimit. Ju këshillojmë ta
ndizni thithësin 5 minuta para se të filloni të gatuani
dhe ta lini të punojë për rreth 15 minuta pas
përfundimit të gatimit.
NDRIÇIMI
Aspiratori ka nje sistem ndriçimi qe bazohet ne
teknologjine LED.
LED garantojne nje ndriçim optimal,qe zgjat deri
10 here me shume se te llambave tradizionale
dhe japin mundesine te kursehet 90% i energjise
elektrike.
Kujdes: Mos shiko drejt ne sy driten LED.
Per ndrrimin e aspiratorit kontaktoni assistenzen
teknike.
3
4
5
79
loading