v Para çdo përdorimi kontrolloni karikuesin, kabllon dhe spinën.
Mos e përdorni karikuesin nëse vëreni dëmtime. Mos e hapni karikuesin
vetë dhe riparojeni vetëm me personel të kualifikuar dhe specializuar
dhe vetëm me pjesë këmbimi origjinale.
Karikuesit, kabllot dhe spinat e dëmtuara rrisin rrezikun e një goditje elektrike.
v Mos e operoni karikuesin mbi sipërfaqe lehtësisht të ndezshme (p.sh.
letër, tekstile, etj.) ose në mjedis të ndezshëm.
Për shkak të nxehjes së karikuesit që shfaqet gjatë karikimit ekziston rrezik zjarri.
v Nëse nevojitet zëvendësimi i kabllos së ushqimit, ai duhet të bëhet nga
GARDENA ose nga pika e autorizuar e shërbimit të klienit për vegla elektrike
GARDENA për të evituar rreziqe të sigurisë.
v Mos e operoni produktin gjatë karikimit.
v Këto udhëzime të sigurisë vlejnë vetëm për bateritë litium-ion të
POWER FOR ALL Systems PBA 18V.
v Përdoreni baterinë vetëm me produktet të prodhuesit të POWER FOR
ALL Systems.
Vetëm në këtë mënyrë bateria mbrohet nga mbingarkesa e rrezikshme.
v Karikoni bateritë vetëm me karikues, të cilët këshillohen nga pro-
dhuesi. Për shkak të një karikuesi, i cili është i përshtatshëm për një lloj të
caktuar baterish, ekziston rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera.
v Bateria dërgohet pjesërisht i karikuar.
Për të garantuar kapacitet të plotë të baterisë, para përdorimit për herë të parë
karikoni baterinë plotësisht në karikues.
v Ruajini bateritë në një vend që nuk mund të kapen nga fëmijët.
v Mos e hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
v Në rast dëmtimi dhe përdorimi jo sipas mënyrës së parashikuar
të baterisë mund të dalin avuj. Bateria mund të marrë flakë ose të
shpërthejë. Futni ajër të pastër dhe merrni ndihmë mjekësore nëse keni
ankesa. Avujt mund të ngacmojnë aparatin e frymëmarrjes.
v Në rast përdorimi të gabuar ose baterie të dëmtuar mund të rrjedhë
lëng nga bateria. Mënjanoni kontaktin me të. Në rast kontakti të rastësis-
hëm shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes duhet të kër-
koni edhe ndihmën shtesë të mjekut.
Lëngu i baterisë që derdhet mund të shkaktojë iritime të lëkurës ose djegie.
v Kur bateria është e dëmtuar mund të dalë lëng dhe të lagë objektet
pranë. Kontrolloni pjesët e prekura. Pastroji ose, nëse nevojitet, zëvendësojini.
v Mos e lidhni baterinë në qark të shkurtër. Mbajeni baterinë që nuk
përdoret larg nga kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose nga objektet e tjera të vogla metalike pasi ato mund të shkaktojë
një lidhje të kontakteve. Një lidhje e shkurtër e kontakteve të baterisë mund
të ketë si pasojë djegie ose zjarr.
v Kontaktet e baterisë mund të jenë të nxehta pas përdorimit. Kujdes
kontaktet e nxehta kur të hiqni bateritë.
v Bateria mund të dëmtohet nga objekte me majë të tilla si gozhda
ose kaçavida ose nga forca e ushtruar nga jashtë.
Mund të ndodhë një qark i shkurtër dhe bateria të marrë flakë, të nxjerrë tym,
të shpërthejë ose të mbinxehet.
v Mos i bëni shërbim baterive të dëmtuara. Mirëmbajtja e baterive duhet të
bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara të shërbimit të klientit.
Mbrojeni baterinë nga nxehtësia, p.sh. kundër rrezeve të
v
vazhdueshme të diellit, nga zjarri, ndotja, uji dhe lagështira.
Ekziston rreziku i shpërthimit dhe qarkut të shkurtër.
v Operojeni dhe ruajeni baterinë vetëm në një temperaturë ambienti
midis – 20 °C dhe + 50 °C. Në verë mos e lini baterinë në makinë. Në tempe-
ratura < 0 °C disa pajisje mund të shfaqin humbje të fuqisë.
v Karikojeni baterinë vetëm në mjedise ku temperatura e ambientit
është midis 0 °C dhe + 45 °C. Karikimi jashtë këtij diapazoni temperature
mund ta dëmtojë baterinë ose të rrisë rrezikun e ndezjes.
v Pas përdorimit lëreni baterinë të ftohet për të paktën 30 minuta, para
se ta karikoni apo ta magazinoni.
Siguria elektrike
RREZIK! Pushim zemre!
Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte
të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të
implantateve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun
e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse,
personat me një implantat mjekësor duhet që para përdorimit të këtij
produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit.
Shtrini kabllon e jashtme të rrjetit në zonën e dukshme. Para prerjes, kontrolloni
zonën për kabllo të fshehura.
Përdoreni produktin e baterisë vetëm ndërmjet temperaturave 0 °C deri 40 °C.
Në rast se keni një aksident, hiqni baterinë akumuluese.
Mos e përdorni produktin në afërsi të ujit apo për mirëmbajtjen e pellgjeve.
Mbrojini kontaktet e baterisë nga lagështia.
Siguria personale
RREZIK! Rreziku i mbytjes!
Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike
ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijët e veg-
jël gjatë montimit.
Zënia e gishtave: kini kujdes gishtat kur montoni mbulesën mbrojtëse.
Kur prerësja e barit dridhet fort, zëvendësoni thikën dhe kontrolloni mbajtësin
e thikave nëse ka dëmtim.
Kontrolloni para përdorimit brinjën e konsumimit nëse është në rregull.
14702-20.960.01.indd 111
14702-20.960.01.indd 111
Transportojeni prerësen e barit në dorezën e përparme.
Përdorni pajisje mbrojtëse personale.
Kur të pastroni pjesët prerëse vishni doreza mbrojtëse.
Mbani gjitnjë një pajisje për mbrojtjen e syve.
Përdorimi i pajisjeve mbrojtëse si për shembull doreza, këpucë siguri që nuk
rrëshqasin, ose pajisje për mbrojtjen e veshëve, të cilat janë parashikuar për
përdorim, ulin rrezikun e plagosjes.
Tregohuni të kujdesshëm gjatë konfigurimit të produktit, për të mënjanuar ngecjen
e gishtave ndërmjet pjesëve të lëvizshme dhe të palëvizshme të makinës ose
gjatë montimit të mbulesës mbrojtëse.
Mos përdorni ujë apo substanca kimike për të pastruar ndotjet apo pjesë të tjera
të prerësit.
I shtrengoni mirë vidhat dhe dadot e produktit, në mënyrë që të jetë e sigurt që
ai të mund të përdoret pa rrezik.
Mos e zbërtheni produktin përtej gjendjes në të cilën ju është lëvruar.
Vini re! Në rast se përdorni një pajisje për mbrojtjen e veshëve, mund të qëllojë
që përdoruesi i produktit të mos kuptojë afrimin e njerëzve të tjerë.
Tregohuni veçanërisht të kujdesshëm gjatë përdorimit dhe transportimit të
pajisjes, në mënyrë që persona të tjerë të mos rrezikohen.
Tregohuni gjithnjë i kujdesshëm gjatë përdorimit të produktit dhe përdornin
logjikën e shëndoshë njerëzore të nevojshme për përdorimin e pajisjeve elktrike.
Mos përdorni vegla pune elektrike në rast se jeni i lodhur, jeni nën influencën
e lëndëve narkotike, të alkoolit ose të medikamenteve mjekësore.
Një moment i mungesës së vëmendjes gjatë përdorimit të pajisjeve lektrike mund
të shkaktojë plagosje të rrezikshme trupore.
2. MONTIMI
RREZIK! Plagosje!
Rrezik plagosjeje për shkak të prerjeve nëse produkti
startohet pa vëmendje.
v Prisni derisa thika plastike të jetë ndaluar plotësisht dhe
hiqeni baterinë para se të montoni produktin.
Montoni dorezën shtesë [ Fig A1 ]:
v Shtyjeni dorezën shtesë
(1)
mbi pjesën e sipërme të dorezës
të dëgjohet mbërthimi i lidhjes (klik).
Montoni mbuleswn mbrojtëse [ Fig A2 / A3 ]:
RREZIK!
Produkti lejohet të përdoret vetën në rast se mbulesa mbrojtëse
është e montuar.
1. Futeni kapakun mbrojtës
(4)
në kokën e prerëses së barit
Kalojeni thikën plastike
(3)
nëpërmjet vrimës së kapakut mbrojtës
2. Rrotullojeni kapakun mbrojtës
(4)
ß
ß
(shigjetat
/
qëndrojnë përballë).
A1
A2
(4)
3. Rrotullojeni kapakun mbrojtës
e orës derisa të dëgjohet mbërthimi i lidhjes (klik).
Fiksoni thikën plastike në dorezë [ Fig A4 ]:
Në ambalazh do të gjeni 5 thika plastike
(6)
rezervë gjenden në vrimat
në dorezë.
Për montimin e thikës plastike në mbajtësen e thikave, shihni
6. NDREQJA E GABIMEVE Ndërrimi i thikave plastike.
3. PËRDORIMI
RREZIK! Plagosje!
Rrezik plagosjeje për shkak të prerjeve nëse produkti
startohet pa vëmendje.
v Prisni derisa thika plastike të jetë ndaluar plotësisht dhe
hiqeni baterinë para se të transportoni produktin.
Karikimi i baterisë [ Fig O1 / O2 / O3 ]:
KUJDES!
Vini re tensionin e rrjetit! Tensioni i burimit të energjisë elektrike
duhet të përputhet me të dhënat në pllakën e tipit të karikuesit.
(2)
derisa
(5)
.
(4)
.
derisa ai të shtypet plotësisht
në drejtim të kundërt me akrepat
(3)
. Nga to, 4 thika plastike
111
14.03.22 16:07
14.03.22 16:07