- hiqeni aksesorin duke tërhequr këmishën bllokuese F
! aksesori SDS+ kërkon liri veprimi gjë që shkakton
rrotullim jashtë qendrës kur pajisja është pa
ngarkesë; sidoqoftë aksesori centrohet
automatikisht vetë gjatë përdorimit pa ndikuar në
saktësinë e shpimit
! përdorni vetëm punto/dalta të mprehta
! mos përdorni punto/dalta me bosht të dëmtuar
• Freksioni i sigurisë
Nëse aksesori bllokohet, shtytja në bosht do të ndërpritet
(duke shkaktuar një zhurmë kërcitëse)
- fikni menjëherë pajisjen
- hiqni aksesorin e bllokuar
- ndizni përsëri pajisjen
• Rregullimi i thellësisë së shpimit @
• NDALIMI AUTOMATIK i furçave të karbonit
- kjo vegël është e pajisur me furça karboni që kërcejnë
automatikisht kur konsumohen, duke parandaluar
dëmtimin e motorit
- kur vegla të ndalojë papritur, dërgojeni te shitësi ose
qendra më e afërt e shërbimit e SKIL për
zëvendësimin e furçave
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës #
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- përdorni gjithmonë dorezën ndihmëse G 2 (mund
të rregullohet sipas ilustrimit)
- mbajini të hapura të çarat e ajrimit
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Kur shponi metale ferrore
- shponi paraprakisht një vrimë të vogël, kur kërkohet
një vrimë e madhe
- lubrifikoni herë pas here me vaj punton e shpimit
• Kur vidhosni një vidë/pranë skajit të prerjes kryq ose një
skaj të drurit, shponi paraprakisht një vrimë për të
shmangur krisjen e drurit
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Pas afro 30 orëve punë rimbushni depozitën e grasos H
me 30 gramë graso $
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes)
! shkëputni spinën para pastrimit
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skilmasters.com)
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2002/96/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të
kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli % do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
DEKLARATA E KONFORMITETIT
• Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky
produkt është në përputhje me standardet dhe
dokumentet e standardizuara si më poshtë: EN 60745,
EN 61000, EN 55014 në përputhje me dispozitat e
direktivave 2004/108/EC, 2006/42/EC, 2011/65/EU
• Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1),
4825 BD Breda, Holandë
22.01.2013
ZHURMA/VIBRIMI
• E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 95 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 106 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe
vibrimi ✱ m/s² (metoda e krahut-dorës; pasiguria K = 1,5
m/s²)
✱ gjatë shpimit si çekiç në beton 21,8 m/s²
✱ gjatë gërryerjes 16,0 m/s²
• Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund
të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i
mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
108