8 Mbajeni kordonin (zgjatues) larg nga thika rrotulluese e
prerjes
9 Fikeni dhe hiqeni spinën para pastrimit/mirëmbajtjes ose
nëse kordoni (zgjatues) është i dëmtuar ose i ngatërruar
q Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
•
Bllokuesi i kordonit w
- kaloni lakun e kordonit zgjatues mbi bllokues A si në
ilustrim
- tërhiqeni fort për të siguruar kordonin zgjatues
Rregullimi i lartësisë së prerjes (20-40-60 mm) e
•
! shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe
sigurohuni që thika prerëse ka ndaluar rrotullimin
- kthejeni përmbys kositësen
- përcaktoni dy rrotat së parë si dhe dy rrotat prapa në
pozicionin e dëshiruar të lartësisë së prerjes (20, 40
ose 60 mm)
! sigurohuni që të katër rrotat të jenë të fiksuara në
të njëjtin pozicion të lartësisë së prerjes
•
Rregullimi i lartësisë së dorezës së veglës r
I = E LARTË
II = E ULËT
•
Çelësi i sigurisë i ndezjes/fikjes t
Parandalon ndezjen aksidentale të veglës
- ndizni veglën duke shtypur së pari çelësin e sigurisë C
dhe më pas tërhiqni çelësin e aktivizimit D
- fikeni veglën duke lëshuar çelësin e aktivizimit D
! pas fikjes së veglës, thika vazhdon të rrotullohet
për disa sekonda
•
Udhëzimet për përdorimin
- mbajeni kositësen me të dyja duart
- vendoseni kositësen në anë të kopshtit dhe kositni në
drejtimin përpara
- kthehuni në fund të çdo radhe duke u mbivendosur pak
mbi rripin e prerjes së mëparshme
! përdoreni kositësen vetëm në bar të thatë
- mbajeni kositësen larg nga objektet dhe bimët e forta
! për kositjen e barit të gjatë, në fillim vendoseni
mekanizmin e prerjes në lartësinë maksimale të
prerjes dhe më pas në një lartësi më të ulët të
prerjes
! përshtatni shpejtësinë e hapave tuaj kur kositni
bar të gjatë
•
Magazinimi y
- për të kursyer mjaft hapësirë gjatë magazinimit,
paloseni dorezën e veglës (duke përdorur dadon e
krahut E) dhe magazinojeni veglën si në ilustrim; në
fillim boshatisni kutinë e barit
! sigurohuni që kordoni (zgjatues) nuk është
ngatërruar gjatë palosjes/hapjes së dorezës së
veglës (mos e hidhni dorezën)
- mos vendosni objekte të tjera mbi kositëse kur e
vendosni në magazinë
- magazinojeni kositësen në ambiente të mbyllura në një
vend të thatë
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
•
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
•
Fikeni gjithmonë pajisjen, hiqeni spinën nga burimi i
energjisë dhe sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të
kenë ndaluar plotësisht
•
Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes F 3 )
•
Pastrojeni kositësen pas çdo përdorimi me një furçë dore
dhe një copë të butë
! mos përdorni ujë (veçanërisht jo spërkatje me
presion të lartë)
- hiqni prerjet e forta të barit në zonën e thikës me anë të
një pajisje druri ose plastike
•
Kontrolloni rregullisht kutinë e barit për konsum ose
dëmtime
•
Kontrolloni rregullisht për konsum ose dëmtim të thikave
dhe bulonave dhe zëvendësojini si komplet për të ruajtur
ekuilibrin
•
Zëvendësimi i thikës prerëse u
! hiqni spinën nga burimi i energjisë dhe hiqni
kutinë e barit G 3
! mbani doreza mbrojtëse
- kthejeni përmbys kositësen
- futni një kaçavidë në vrimën X për të penguar rrotullimin
e ventilatorit
- hiqni/montoni thikën prerëse me një çelës 12 si në
ilustrim
! përdorni vetëm thika prerëse të llojit të duhur
(numri i pjesës së ndërrimit 2610Z05602 nga SKIL,
shënuar ELM 1000-0-8)
- pastroni plotësisht zonën e boshtit dhe pjesën e
poshtme të veglës para se të montoni thikën prerëse
•
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë
të paraqitura në www.skil.com)
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
•
Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve,
shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse
këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin,
kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të
shërbimit)
! fikni veglën dhe hiqeni spinën para se të shqyrtoni
problemin
★ Vegla nuk funksionon
- nuk ka furnizim me energji -> kontrolloni furnizimin me
energji (kablloja elektrike, automatet, siguresat)
- priza e furnizimit me energji me defekt -> përdorni një
prizë tjetër
- kordoni zgjatues i dëmtuar -> ndërroni kordonin
zgjatues
- bari shumë i lartë -> rritni lartësinë e prerjes dhe anoni
veglën
★ Vegla punon me ndërprerje
- kordoni zgjatues i dëmtuar -> ndërroni kordonin
zgjatues
- lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
86