• Përdorni veglat e punës vetëm
me bateritë e përcaktuara
respektivisht. Përdorimi i çdo
baterie tjetër mund të krijojë rrezik për
dëmtime dhe zjarr.
• Përdorni vetëm bateritë dhe
karikuesit e mëposhtëm me këtë
mjet
- Bateri SKIL: BR1*31****
- Karikues SKIL: CR1*31****
• Kur bateria nuk është në përdorim,
mbajeni larg nga objektet e tjera
metalike si kapëset e letrës,
monedhat, çelësat, gozhdët,
vidat ose objektet e tjera të vogla
metalike që mund të bëjnë lidhjen
e një terminali me terminalin tjetër.
Lidhja e shkurtër e terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë djegie
ose zjarr.
• Në kushte abuzimi, nga bateria
mund të rrjedhin lëngje; shmangni
kontaktin me to. Në rast se ndodh
aksidentalisht kontakti, shpëlajeni
me ujë. Në rast se lëngu bie në
kontakt me sytë, kërkoni edhe
ndihmë mjekësore. Lëngu i rrjedhur
nga bateria mund të shkaktojë
acarime ose djegie.
• Mos e përdorni një pako baterish
ose një vegël që është e dëmtuar
apo e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të
shfaqin sjellje të paparashikuara, duke
shkaktuar zjarr, shpërthim ose rrezik
për lëndimin tuaj.
• Mos e ekspozoni një pako baterish
ose një vegël ndaj zjarrit ose
temperaturës shumë të lartë.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose një
temperature mbi 130°C mund të
shkaktojë shpërthim.
• Ndiqni të gjitha udhëzimet për
karikimin dhe mos e karikoni
pakon e baterive ose veglën
jashtë gamës së temperaturës që
specifikohet tek udhëzimet. Karikimi
i papërshtatshëm ose në temperatura
jashtë gamën së specifikuar mund të
dëmtojë baterinë dhe të rritë rrezikun
për zjarr.
• Lejohet temperatura e ambientit
(vegël/karikuesin/bateri):
- kur karikoni 4...40°C
- gjatë punës –20...+50°C
- gjatë magazinimit –20...+50°C
• Mos kryeni asnjëherë shërbimin
për pakot e baterive. Shërbimi
për pakot e baterive duhet të kryhet
vetëm nga prodhuesi ose ofruesit e
autorizuar të shërbimit.
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL/
BATERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para
përdorimit
4 Bateritë mund të shpërthejnë kur
hidhen në zjarr, prandaj mos i digjni
bateritë për asnjë arsye
5 Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë
në vende ku temperatura nuk do të
kalojë 50°C
6 Mos i hidhni veglat elektrike dhe
bateritë së bashku me materialet e
mbeturinave familjare
PËRDORIMI
• Karikimi i baterisë
! lexoni paralajmërimet dhe
udhëzimet e sigurisë të dhëna
me karikuesin
• Heqja/instalimi i baterisë 2
• Treguesi i nivelit të baterisë 7
- shtypni butonin tregues të nivelit
të baterisë C për të shfaqur nivelin
aktual të baterisë.
• Karikimi i një pajisjeje USB të jashtme
8
! sigurohuni që pajisja juaj USB
mund të karikohet duke përdorur
karikuesin USB, shikoni të
dhënat teknike 1
- shtypni butonin e ndezjes/fikjes A
për ta aktivizuar karikuesin, treguesi
do të ndizet ngjyrë JESHILE
- lidheni kabllin e karikimit të një
pajisjeje USB në një prej portave
USB B
- shtypni butonin e ndezjes/fikjes
A përsëri për ta fikur karikuesin,
treguesi JESHIL do të fiket
! karikuesi do të fiket
automatikisht kur të mbarojë
karikimi ose pas një mungese
aktiviteti prej 3 orësh
! kur nuk e përdorni, hiqeni kabllin
ose kabllot e karikimit dhe
baterinë
89