Instalimi i LG SmartThinQ
Kërkoni aplikacionin LG SmartThinQ nga
Google Play Store & Apple App Store në një
smartfon. Ndiqni udhëzimet për të shkarkuar
dhe instaluar aplikacionin.
Veçoritë e aplikacionit LG
SmartThinQ për modelet Wi-Fi
Komunikoni me pajisjen nga një telefon
inteligjent duke përdorur veçoritë e duhura
inteligjente.
Përditësimi i firmuerit
Mbajeni performancën e pajisjes të përditësuar.
Smart Diagnosis™
Nëse përdorni funksionin Smart Diagnosis, do
t'ju jepen informacione të dobishme si për
shembull mënyra e duhur si ta përdorni pajisjen
sipas modelit të përdorimit.
Cilësimet
Ju lejon të caktoni opsione të ndryshme në
paisje dhe aplikacion.
SHËNIM
• Nëse bëni ndryshimin e routerit tuaj valor,
ofruesit të shërbimit të internetit apo kur
ndryshoni fjalëkalimin, fshini pajisjen e
regjistruar nga aplikacioni LG SmartThinQ
dhe më pas e regjistroni edhe një herë atë.
• Aplikacioni i nënshtrohet ndryshimit për
qëllime të përmirësimit të pajisjes pa njoftuar
përdoruesit.
• Funksionet mund të ndryshojnë në varësi të
modelit.
Po lidhet me Wi-Fi
Butoni Wi-Fi, kur përdoret me aplikacionin LG
SmartThinQ, mundëson lidhjen e frigoriferit me
një rrjet Wi-Fi shtëpie. Ikona Wi-Fi shfaq
statusin e lidhjes me rrjetin e frigoriferit. Ikona
ndriçon kur frigoriferi është i lidhur me rrjetin
Wi-Fi.
24
Regjistrimi i pajisjes fillestare
Vini në përdorim aplikacionin LG SmartThinQ
dhe ndiqni udhëzimet në aplikacion për të
regjistruar pajisjen.
Ri-regjistrimi i pajisjes apo regjistrimi i
një përdoruesi tjetër
Shtypni dhe mbani shtypur butonin Wi-Fi për 3
sekonda për ta fikur atë përkohësisht. Vini në
përdorim aplikacionin LG SmartThinQ dhe
ndiqni udhëzimet në aplikacion për të
regjistruar pajisjen.
SHËNIM
• Për të çaktivizuar funksionin Wi-Fi, shtypni
dhe mbani shtypur butonin Wi-Fi për 3
sekonda. Ikona Wi-Fi do të fiket.
Njoftim për softuerin me burim të
hapur
Për të përftuar kodin e burimit që ndodhet në
këtë produkt, sipas GPL, LGPL, MPL dhe
licencave të tjera të hapura të burimit, vizitoni
faqen http://opensource.lge.com.
Përveç kodit të burimit, të gjitha kushtet e
referuara të licencës, refuzimet për garanci dhe
shënimet për të drejtën e autorit janë të
disponueshme për shkarkim.
"LG Electronics" do t'ju ofrojë po ashtu kodin
me burim të hapur në një CD-ROM me një
tarifë që mbulon koston e kryerjes së një
shpërndarje të tillë (si p.sh. kostoja e materialit,
transportit dhe administrimit) pas kërkese me
është e vlefshme për një periudhë prej tri vitesh
pas dorëzimit tonë të fundit të këtij produkti.
Kjo ofertë është e vlefshme për cilindo të
përcaktuar si marrës të këtij informacioni.
SQ