që të kalohen faqet e menusë, butonat + dhe - lejojnë përkatësisht që të rritet dhe të pakësohet vlera e parametrit në fjalë.
Për të dalë nga menuja e tanishme dhe për t'u kthyer në menunë kryesore, të shtypet SET.
Hyrja në menunë me dorë, me shtypjen e butonave SET + - e shpie makinën në kushtin e STOP të detyruar. Ky
funksionalitet mund të përdoret për t'i imponuar ndalimin makinës. Brenda modalitetit me dorë, pavarësisht nga parametri
i shfaqur, është gjithmonë e mundur që të ekzekutohen komandat si më poshtë vijojnë:
Nisja e përkohshme e elektropompës
Nisja e përhershme e pompës
Ndryshimi i numrit të xhirove në modalitetin me dorë.
Shtypja e njëkohësishme e butonave MODE dhe + shkakton nisjen e pompës me shpejtësinë RI dhe gjendja e lëvizjes
zgjat derisa të dy butonat të qëndrojnë të shtypur.
Kur zbatohet komanda pompa ON ose pompa OFF, kjo i komunikohet ekranit.
Nisja e pompës
Shtypja e njëkohësishme e butonave MODE - + për 2 S shkakton nisjen e pompës me shpejtësinë RI. Gjendja e lëvizjes
mbetet derisa shtypet butoni SET. Shtypja e mëpasme e butonit SET sjell përpasojë daljen nga menuja me dorë.
Kur zbatohet komanda pompa ON ose pompa OFF, kjo i komunikohet ekranit.
Në rastin e funksionimit në këtë modalitet për më shumë se 5' pa praninë e fluksit hidraulik, makina do të ndalet, duke
dhënë alarmin PH.
Mbasi të jetë futur gabimi PH, rifuqizimi ndodh ekskluzivisht në mënyrë automatike. Koha e rifuqizimit është 15'; në qoftë
se gabimi PH ndodh për më shumë se 6 herë të njëpasnjëshme, koha e riarmo rritet me një orë. Mbasi të jetë rifuqizuar
mbas këtij gabimi, pompa mbetet në stop derisa përdoruesi e rinis me butonat "MODE" "-" "+" .
Kujdes: përdorimi i këtij modaliteti të funksionimit, mund të kontribuojë në krijimin gjendjeve të rrezikut të arritjes
së temperaturave të larta të ujit në brendësi të pompës (shih Udhëzimet, Kap. 2).
5.4.1 RI: Përcaktimet e shpejtësisë
Përcakton shpejtësinë e motorit në rpm. Lejon të kryhet me forcë numri i xhirove deri në një vlerë të paracaktuar.
Në qoftë se xhirot e kryera ndryshojnë nga xhirot e përcaktuara "RI", shfaqen në mënyrë të alternuar numri i xhirove të
përcaktuara dhe numri i xhirove të kryera. Kur është duke u shfaqur numri i xhirove të kryera shfaqet një "A" në krah të
njësisë matëse. Në çdo shtypje të "+" o "-" për të ndryshuar RI, shfaqja shpie automatikisht në numrin e xhirove të
përcaktuara.
5.4.2 VP: Shfaqja e presionit
Presioni i impiantit i matur në [bar] ose [psi] në varësi të sistemit të matjes që përdoret.
5.4.3 VF: Shfaqja e fluksit
Shfaq fuksin e njësisë matëse që është zgjedhur. Njësia matëse mund të jetë [l/min] ose [gal/min] shih paragrafin 5.5.3 -
MS: Sistemi i matjes.
5.4.4 PO: Shfaqja e fuqisë së thithur
Fuqia e thithur nga elektropompa në [kW].
Në rastin e kapërcimit të fuqisë maksimale të thithur dhe të ndërhyrjes së kufizimit të fuqisë, simboli i parametrit PO jeo
shenjë me dritë.
5.4.5 C1: Shfaqja e rrymës së fazës
Rryma e fazës së motorit në [A].
Në rastin e kapërcimit të përkohshëm të rrymës maksimale të shpërndarë, simboli C1 jep sinjal me dritë për të treguar se
po futet në mbrojtje nga mbirryma në motor dhe se duke vazhduar të punojë në këto kushte, do të futet në mbrojtje.
5.5
Menuja e Përcaktimeve
Nga menuja kryesore të mbahen të shtypur njëkohësisht butonat "MODE" & "SET" & "-" derisa të shfaqet parametri i parë
i menusë së përcaktimeve në ekran.
Kjo menu bën të mundur që të shfaqen dhe të ndryshojnë parametrat e ndryshëm të konfigurimit: butoni MODE lejon që
të kalohen faqet e menusë, butonat + dhe - lejojnë përkatësisht të rritet dhe të ulet vlera e parametrit në fjalë. Për të dalë
nga menuja e tanishme dhe për t'u kthyer në menunë kryesore të shtypet SET.
5.5.1 RP: Përcaktimi i pakësimit të presionit për rinisjen
Shpreh pakësimin e presionit kundrejt vlerës së SP që shkakton rinisjen e pompës. Për shembull, në qoftë se presioni i
setpoint është 3 bar (43.5 psi) dhe RP është 0,5 bar (7.3 psi) rinisja ndodh në 2,5 bar (35.3 psi).
RP mund të përcaktohet nga një minimum prej 0,1 deri në një maksimum prej 1,5 bar (21.8 psi). Në kushte të veçanta (në
rastin, për shembull, të një setpoint me të ulët se vetë RP) mund të jetë automatikisht i kufizuar.
Kujdes: përcaktimi i vlerave të veçanta të këtij parametri në lidhje me impiantin, mund të kontribuojë për të krijuar
gjendje rreziku të arritjes së temperaturave të larta të ujit në brendësi të pompës (shih Udhëzimet, Kap. 2).
5.5.2 OD: Lloji i impiantit
Vlerat e mundshme "R" dhe "E" në lidhje me impiantin e ngurtë dhe impiantin elastik. Pajisja del nga fabrika me modalitetin
"R" të përshtatur me pjesën më të madhe të impianteve. Në praninë e luhatjeve të presionit që nuk arrijnë të stabilizohen
duke vepruar mbi parametrat GI dhe GP, të kalohet në modalitetin "E".
SHQIP
519