PARA PËRDORIMIT TË PARË
• Lexoni të gjitha instruksionet me kujdes dhe ruani për përdorim në të ardhmen.
• Largoni tërë ambalazhin.
• Pastroni pllakat për pjekje me sfungjer ose leckë të lagur me ujë të ngrohtë.
MOS E ZHYTNI APARATIN NË UJË DHE MOS I VENDOSNI SIPËRFAQET PËR ZIERJE NËN
VRUSHKULL TË UJIT.
• Fshini me leckë ose pecetë letre.
• Për rezultatin më të mirë, lyeni pllakat me pak vaj për zierje ose sprej për zierje.
Vërejtje: Kur aparati ngrohet për herë të parë, mund të ndjehet një erë e lehtë e tymit. Kjo është
normale te shumica e aparateve për ngrohje. Kjo nuk ndikon në sigurinë e pajisjes tuaj.
SI TË PËRDORET APARATI
Para përdorimit të parë, hiqni tërë materialin promovues dhe hiqeni ambalazhin, dhe kontrolloni që pllakat
ngrohëse të mos jenë të pluhurosura. Nëse nevojitet, pastroni me leckë të lagur. Për rezultate më të mira,
të hidhet një lugë vaj për zierje në pllaka jo-ngjitëse. Lyeni mbi me pecetë letre dhe pastroni tepricën e
vajit.
PËRGATITJA E APARATIT TUAJ
• Mbylleni aparatin dhe futni prizën në fole të murit, do të shihni një dritë të kuqe që shëndrit, që tregon se
aparati ka filluar të furnizohet me rrymë.
Atëherë mund të rregulloni temperaturën me anë të rregullatorit duke e rrotulluar në të djathtë, për të
kontrolluar temperaturën dhe për ta vendosur në opcionin e dëshiruar: "MIN" për ngjyrë më të çelët të
ushqimit dhe"MAX" për ngjyrë më të errët. Së pari provoni artikullin në mes; drita e gjelbërt e dhezur。
tregon se aparati ka filluar të ngrohet。Më vonë mund t'a rregulloni nxehtësinë më të ulët ose më të lartë,
sipas dëshirës; gjithashtu, ushqimi i ndryshëm piqet në mënyrë të ndryshme.
• Aparati duhet të ngrohet rreth 3~5 minuta që të arrijë temperaturën e pjekjes, drita e gjelbërt fiket dhe
aparati është i gatshëm për përdorim.
PJEKJA
Për përdorim si skarë kontakti
• Vendosni aparatin në temperaturën e dëshiruar. Së pari provoni me nivelin më të lartë (max). Më vonë
mund t'a zvogëloni ose rritni temperaturën sipas dëshirës.
• Përgatitni hamburger, mish pa asht dhe feta të holla mishi ose ushqim tjetër sipas udhëzimit dhe
vendosni në pllakën e poshtme për pjekje.
• Mbyllni pllakën e epërme e cila ka menteshë lundruese për shtypjen e barabartë të ushqimit. Pllaka e
epërme duhet të jetë krejtësisht e lëshuar në mënyrë që të përputhen shenjat në aparat varësisht nga
ushqimi i zgjedhur.
• Kur ushqimi është i gatshëm, përdorni dorezën që të hapni kapakun. Largoni ushqimin me anë të lopatës
së plastikës. Kurrë mos përdorni kapëse të metalit ose thikë sepse mund të dëmtojnë shtresën e cila
parandalon ngjitjen e ushqimit për pllake.
• Përdorni aparatin si skarë kontakti për të përgatitur hamburgerë, mish pa asht, feta mishi dhe perime.