UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE
• LEXONI TË GJITHA INSTRUKSIONET
• Përdoreni vetëm me energji të përshtatshme, 50 Hz dhe 60 Hz. Të përdoret vetëm në amvisëri.
• Mos i prekni sipërfaqet e nxehta. Përdorni dorezën ose butonat.
• Për të shmangur rrezikun nga elektroshoku, mos e zhytni kabllin, prizën ose pjesën e ngrohjes në ujë ose
ndonjë lëng tjetër.
• Nevojitet mbikëqyrje e rreptë nëse aparatin e përdorin fëmijët ose aparati përdoret në afërsi të tyre.
• Hiqni aparatin nga priza kur nuk e përdorni dhe para pastrimit. Pritni të ftohet para vënies ose ndarjes së
pjesëve, si dhe para pastrimit të aparatit.
• Mos punoni me aparatin nëse kablli i rrymës është i dëmtuar ose nëse aparati nuk punon ose është
dëmtuar në çfarëdo mënyre. Për të shmangur rrezikun nga elektroshoku, kurrë mos provoni që vetë të
rregulloni aparatin. Dërgojeni aparatin te serviseri i autorizuar për riparim. Rregullimi i gabueshëm i aparatit
mund të shkaktojë rrezik nga goditja elektrike gjatë përdorimit të aparatit.
• Përdorimi i pajisjes shtesë e cila nuk rekomandohet nga ana e prodhuesit mund të shkaktojë zjarrë, goditje
të rrymës ose rrezik nga lëndimi.
• Mos e përdorni në ambient të hapur ose për qëllime komerciale.
• Mos e lini kordonin e kabllit që të varet nga buza e tavolinës, sipërfaqja e punës ose afër çfarëdo trupi
ngrohës.
• Mos e lini aparatin mbi ose në afërsi të flakës së nxehtë të pajisjeve të gazit, pajisjeve elektrike ose të tjera.
• Shkyqeni aparatin kur të përfundoni përdorimin.
• Mos e përdorni aparatin për qëllime të tjera përveç asaj për çka është dedikuar.
• Mos e përdorni aparatin me anë të tajmerit të jashtëm ose sistemit për teledirigjim.
• Kujdes të jashtëzakonshëm duhet pasur kur lëvizni një pajisje që përmban vaj të nxehtë ose lëngje të tjera
të nxehta.
• Këtë pajisje nuk duhet t'a përdorin fëmijët, Mbani pajisjen dhe kabllon e saj largë nga fëmijët.
• Pajisjen mund t'a përdorin personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë të
përvojës dhe njohurive nëse janë nën mbikëqyrje ose kanë marrë instruksione për përdorimin e pajisjes në
mënyrë të sigurtë dhe nëse e kuptojnë rrezikun i cili mund të vie nga përdorimi i saj.
• Fëmijët nuk duhet të luajnë me këtë pajisje.
• Gjithmonë hiqeni pajisjen nga rryma nëse nuk është duke u përdorur dhe para montimit, çmontimit ose gjatë
pastrimit.
• Shkyqeni pajisjen dhe hiqeni nga rryma para ndërrimit të aksesorëve ose para se të prekni pjesët të cilat
lëvizin gjatë përdorimit.
VËREJTJE: PËR TË ZVOGËLUAR RREZIKUN NGA ZJARRI OSE GODITJA E RRYMËS,
VETËM PERSONAT E AUTORIZUAR DUHET TË RREGULLOJNË APARATIN.
RUANI KËTO INSTRUKSIONE
VETËM PËR PËRDORIM NË AMVISËRI
PRIZA ME TOKËZIM
P ër të zvogëluar rrezikun nga goditja e rrymës ky aparat është i pajisur me prizë të tokëzuar. Nëse priza nuk
përshtatet plotësisht me folenë, kontaktoni elektricistin e kualifikuar. Mos e ndërroni në asnjë mënyrë prizën
dhe as mos përdorni adapter.
2