• Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur
keni pasur kontakt me ujin.
• Përdorni vetëm aksesorët që vijnë me pajisjen.
• Mbajeni flakën ose objektet e nxehura larg nga yndyrat dhe
vajrat gjatë gatimit dhe skuqjes.
• Mos përdorni skara elektrike të pambuluara.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe mbështetëse.
• Mos përdorni xhama zmadhues, dylbi ose pajisje të
ngjashme optike për të parë direkt te drita e pajisjes.
• Nëse pajisja funksionon me pajisje të tjera, presioni
maksimal i krijuar nuk duhet të kapërcejë 4 Pa (4x10-5 bar).
2.4 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën e autorizuar
të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
• Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve
të këmbimit të shitura veçmas: Këto llamba janë prodhuar
për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si
p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar
për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të
pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në
aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për
ndriçim në ambiente shtëpiake.
2.5 Hedhja
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.
• Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për informacion se si
ta hidhni pajisjen.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji.
• Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni
atë.
267