TË PËRGJITHSHME
• Kjo pajisje mund të përdoret
nga fëmijët e moshës 8 vjeç e
sipër dhe nga personat që
kanë kufizime fizike, ndijore
ose mendore ose mungesë
eksperience ose njohurish
nëse një person përgjegjës
për sigurinë e tyre i monitoron
ose i ka udhëzuar për
përdorimin në mënyrë të sigurt
të pajisjes dhe ata i kanë
kuptuar rreziqet përkatëse (në
rast të kundërt, ekziston rreziku i
gabimeve dhe i dëmtimeve gjatë
përdorimit)
• Monitoroni fëmijët (kjo do të
garantojë që fëmijët të mos luajnë
me veglën)
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi për pajisjen nuk
duhet të kryhet nga fëmijët të
pamonitoruar
• Familjarizohuni me komandat dhe përdorimin e saktë të
veglës
• Mos lejoni kurrë fëmijët ose personat që nuk janë të
familjarijzuar me udhëzimet e përdorimit për funksionimin
e pajisjes (rregulloret lokale mund të kufizojnë moshën e
përdoruesit)
• Mos e përdorni kurrë veglën në afërsi të personave të
tjerë; ndaloni përdorimin e veglës kur keni pranë persona
të tjerë (veçanërisht fëmijë) ose kafshë shtëpiake
• Përdoruesi është përgjegjës për aksidentet ose rreziqet
ndaj personave të tjera ose pronës së tyre
• Fikeni gjithmonë pajisjen, hiqeni spinën nga burimi i
energjisë dhe sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të
kenë ndaluar plotësisht
- sa herë që e lini veglën të pamonitoruar
- para pastrimit të materialeve të bllokuara
- para kontrollit, pastrimit ose punimeve në vegël
! para montimit ose heqjes së qeses së mbledhjes
SIGURIA ELEKTRIKE
• Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
• Kontrolloni periodikisht kordonin dhe zëvendësojeni me
ndihmën e një personi të kualifikuar, nëse dëmtohet
• Kontrollojeni kordonin zgjatues periodikisht dhe
zëvendësojeni, nëse dëmtohet (kordonët zgjatues të
papërshtatshëm mund të jenë të rrezikshëm)
• Kur përdorni veglën, përdorni një pajisje ndërprerëse të
diferencuar (RCD) me korrent aktivizues maksimumi 30
mA
• Përdorni vetëm kordonë zgjatues të llojeve H05VV-F ose
H05RN-F, të projektuar për përdorim në ambiente të
jashtme dhe të pajisur me një bashkues prizë-spinë
kundër ujit
• Përdorni vetë kordonë zgjatues me gjatësi maksimale 20
metra (1,5 mm²) ose 50 metra (2,5 mm²)
• Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqeni spinën nga burimi i
energjisë nëse kordoni elektrik ose kordoni zgjatues
është prerë, dëmtuar ose ngatërruar (mos e prekni
kordonin para se të hiqni spinën)
• Kordorni elektrik i dëmtuar duhet të zëvendësohet vetëm
në një qendër të shërbimit të SKIL për të shmangur një
rrezik
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
• Mbrojeni kordonin (zgjatues) nga nxehtësia, vaji dhe anët
e mprehta
• Mos e shkelni, shtypni apo tërhiqni kordonin (zgjatues)
• Mos lidhni një kordon të dëmtuar me burimin e energjisë
dhe mos prekni një kordon të dëmtuar para se ta hiqni
nga burimi i energjisë (kordonët e dëmtuar mund të bien
në kontakt me pjesët që e përcjellin energjinë)
SIGURIA PERSONALE
• Mos e përdorni veglën kur jeni zbathur ose mbani
sandale të hapura; vishni gjithmonë këpucë të ashpra
dhe pantallona të gjata
• Shmangni mbajtjen e rrobave të gjera, kordonëve apo
lidhjeve që varen
• Përdoreni pajisjen vetëm në një ambient të hapur (jo
shumë afër me murin ose objekte të tjera të forta) dhe në
një sipërfaqe të fortë dhe të rrafshët
• Magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në
një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
PARA PËRDORIMIT
• Përdoreni veglën vetëm në dritë gjatë ditës ose me dritë
të përshtatshme artificiale
• Kontrolloni që të gjitha vidat, dadot, bulonat dhe mjetet e
tjera për mbërthim të jenë të vendosura mirë dhe që
mbrojtëset dhe paretet të jenë në vendin e duhur
• Mos e përdorni kurrë veglën me një mbrojtësja të
dëmtuar ose pa mbrojtësen e montuar
• Sigurohuni që hyrja e materialeve të jetë bosh
GJATË PËRDORIMIT
• Shmangni përdorimin e pajisjes në kushtet e motit të keq,
sidomos kur ekziston rreziku i vetëtimave
• Mbajeni trupin dhe fytyrën larg nga vrima e hyrjes së
materialeve
• Mos lejoni që duart (apo ndonjë pjesë tjetër e trupit) apo
veshjet të futen në hyrjen e materialeve, vrimën e
shkarkimit apo afër ndonjë pjese lëvizëse
• Mbani një ekuilibër dhe vendosje të mirë të këmbëve në
çdo moment; mos u zgjasni
• Mos qëndroni kurrë në një nivel më të lartë se baza e
pajisjes kur merrni materiale
• Ruani gjithmonë një distancë të përshtatshme nga zona
e shkarkimit kur përdorni pajisjen
• Kur futni materiale në pajisje, kini shumë kujdes që copat
e metalit, gurëve, shisheve, kanaçeve ose objekteve të
tjera të huaja të mos jenë të përfshira
• Nëse mekanizmi i prerjes godet ndonjë objekt të huaj ose
nëse pajisja fillon të bëjë ndonjë zhurmë ose dridhje të
pazakontë, fikeni menjëherë, prisni që thika e prerjes të
ndalojë, hiqni spinën dhe merrni hapat e mëposhtmë
- kontrolloni për dëmtime
86